
“Mbill lulen tënde” me nxënësit e New York Schools
“Mbill lulen tënde”, te serat me nxënësit e New York Schools në vazhdën e aktiviteteve tona gjithnjë e më të shpeshta për edukimin, ndërgjegjësimin dhe frymëzimin e brezit të ri mbi bimësinë, mbjelljet e pemëve e luleve, njohjen dhe mbrojtjen e natyrës, jetesën aktive e të gjelbër. Fillimisht, të vegjlit na prezantuan me punimet e tyre artistike, më pas mbollën lulen e tyre si dhe morën më shumë njohuri rreth botës së bukur e të pakufishme të natyrës!