Zgjidh pemën
– Prit datën 
14 Shkurti po afron!
Këtë vit mos këput asgjë për dashurinë, më mirë hidh rrënjët dhe shih të rritet ndër vite…
Celebroni dashurinë tuaj me mbjelljen e një peme në “Kopshtin e të Dashuruarve”. Le të jetë kjo pemë simbol i dashurisë, që lind si një filiz dhe rritet bashkë me të, ndërsa ne do t`ju mundësojmë një vend në rrethinat e Tiranës.
Bashkia Tiranë ju fton të mbillni pemën tuaj, duke i dhuruar kështu qytetit, shtëpisë sonë të përbashkët më shumë oksigjen, cilësi jete dhe dashuri.
Miqësia dhe dashuria janë degë të së njëjtës pemë, ato shkrihen me njëra-tjetrën dhe i falin trungut jetëgjatësinë e dëshiruar!
** Zgjidhni një nga drurët e listuar më poshtë, dërgoni kërkesën dhe do të kontaktoheni për më shumë detaje. Çmimet janë thjesht orientuese. Pemën e blini ju, ne ju ndihmojmë në transport dhe mbjellje.
Specifikimet e bimësisë:
* HT – Lartësia e trungut / HK – Lartësia e kurorës / BDH – Madhësia e bukës së dheut.
Apliko dhurimin përmes formularit