Mbjellje të reja pranë Liqenit të Fjollës!
Bëhemi gati për mbjellje të reja në fond pyjor me rreth 8.000 pemë pranë Liqenit të Fjollës në Pezë! Kolegët e terrenit kanë nisur me prerjen e ferrave dhe hapjen e gropave, për të vijuar më tej me mbjelljen e pemëve të llojeve të ndryshme, si pishë e butë, ligustër, akacie, rrap, etj.