
Me nxënësit e shkollës “Kosova” duke mësuar rreth bimësisë!
Serat tona nuk kanë qenë asnjëherë më të bukura se këto ditë! Kësaj radhe kishim mysafirë nxënësit e shkollës “Kosova”, të cilët s’reshtnin së pyeturi rreth botës së bukur të luleve. Mësuan shumë gjëra të reja rreth bimësisë, mbollën edhe vetë secili nga një lule, por koha iku aq shpejt sa fëmijët nuk dëshironin të largoheshin më nga serat, derisa morën premtimin nga ne dhe mësuesja e tyre për të tjera vizita në ditët në vazhdim!