E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Mirupafshim Roki dhe Smoki!

Mirupafshim Roki dhe Smoki!

post-roki-dhe-smoki

Tirana Zoo Park përcolli dy arushët, që emrin e morrën nga publiku, Roki e Smoki, për në rezervatin gjerman. Në bashkëpunim me ARA dhe ISHMP e MM këta dy arushë u shpëtuan 2 muaj më parë nga abuzimi e shfrytëzimi. Tirana Zoo Park u bë shtëpiza e tyre e përkohshme, ku u kujdesëm e ku ata morrën veten mjaft shpejt e mirë. Këto dy muaj Roki e Smoki u bënë gëzimi i vizitorëve të Kopështit Zoologjik. APR – Bashkia Tiranë u kujdesën maksimalisht! Tani janë rrugës për në Gjermani, drejt një rezervati të madh në administrimin e Fondacionit Baer.de! Flm gjithë ata që mbështetën këtë mision fisnik! Bye Bye Roki e Smoki – shpresojmë së afërmi, kur të kemi një rezervat për ata si ju në Shqipëri, të ktheheni në vendin tuaj!