Nga Amfiteatri spostohemi në Pezë me yjet e muzikës rock për një super koncert në natyrë! Ju kishin munguar 3-shja e papërsëritshme Aleksandër Gjoka-Elton Deda-Redon Makashi? I gjeni në Pezë bashkë me emra të tjerë dhe grupe po aq të suksesshëm të muzikës rock, këtë të premte, datë 16 shtator, ku si çdo vit Peza N’Fest ju fton të gjithëve të festojmë së bashku, duke përkujtuar dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Ejani ta bëjmë natën ditë, të këndojmë e kërcejmë muzikën e vërtetë, me këngëtarë të vërtete! Ju presim në Pezë!