Një park Helen do ti shtohet Liqenit të Farkës!
Propozuar nga APR si një park gjithëpërfshirës për të qëndruar përballë Parkut të Puglias dhe atij turk, Parku Helen po merr formë të plotë.Për pak ditë, në Qershor do të jetë gati për përurimin si dhe për garën e Triathlon-ës, në të cilën, për herë të parë në Shqipëri do të vendosen dhe standartet e nivelit ndërkombëtar. Ky park pranë Liqenit të Farkës është konceptuar si park tematik, ndarë në një pjesë kulturore dhe një sportive, që të shijohet, të duhet dhe të respektohet nga banorët e Tiranës. Për më shumë rreth këtij parku të ri dhe garës sportive që bashkon tri disiplinat më të njohura dhe të praktikuara; not, çiklizëm dhe vrap, ndiqni “Ora e Tiranës”!