Një pemë cedrus do të gjelbërojë nga sot në Pyllin e Dritëroit, dhuratë nga arbëreshët, ata që poeti i madh i quante bijtë, njëkohësisht pararendësit tanë! Në nderim dhe respekt të lidhjes së veçantë shpirtërore të Dritëro Agollit me arbëreshët, Grupi Folklorik Arbëresh mbolli pemën në Parkun e Liqenit, shoqëruar me tingujt melodiozë të këngëve të bukura arbëreshe – shqiptare.