
Një pemë ulliri i dhurohet Parkut të Liqenit!
Një pemë ulliri, dhuratë Parkut të Liqenit për të finalizuar gjithë “maratonën” e festave të organizuara për fëmijët jetimë të Qarkut Krujë! Mbjellja e pemës nga vetë fëmijët, me emrat e secilit në të, ishte një gjetje e bukur nga Eralda, iniciatorja e kësaj nisme, që synonte të linte gjurmë në memorien e vogëlushëve. Faleminderit Esmeralda për gjithë kujdesin e dashurinë ndaj fëmijëve dhe parkut!