
Një super dhuratë për Parkun e Liqenit nga super nxënësit e Turgut Ozal Colleges official!
Një super dhuratë për Parkun e Liqenit nga super nxënësit e Turgut Ozal Colleges official! 75 pemë, ndër të cilat 33 pemë Rrap, 20 Likuidambër dhe 22 pemë Frashër u mbollën në park nga vetë fëmijët, të ndihmuar dhe nga kolegët tanë të sektorit të gjelbërimit. Një ditë e gëzueshme për vogëlushët, po ashtu edhe për ne. Dashuria e tyre për natyrën, parkun, qytetin, na e bën zemrën mal.