E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

NJOFTIM

NJOFTIM

Në mbështetje të Ligjit nr.26/2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”; Ligjit nr. 57/2020 për Pyjet; Ligjit nr. 139, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar; Ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, të ndryshuar; Ligjit nr.10279, datë 20.5.2010 “Për kundravajtjet administrative”; Ligjit
nr.7850, datë 29.7.1994 për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë; Udhëzimit nr. 30, datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në Njësitë e Sektorit Publik”, të ndyshuar; VKB- së nr.41 datë 23.09.2015, “Për Riorganizimin e Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Punëtorëve të Qytetit dhe Krijimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” të ndryshuar; Vendimit nr. 24593/1 prot., datë 27.06.2019 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë “Për miratimin e rregullores për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e administratës së “Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë” si dhe në mbështetje të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi, për të vijuar me procesin e mbledhjes së kundërvajtjeve administrative (gjoba), të vendosura nga strukturat e Agjencisë së Praqeve dhe Rekreacionit, si dhe mbledhjen e çdo detyrimi financiar të lindur nga kontratat e lidhura mes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe palëve të treta, ju ftojmë të shprehni interesin tuaj për bashkëpunim në kuadër ekzekutimit të titujve ekzekutiv.
Shprehja e interesit nga subjektet e interesuara, duhet të shoqërohet me dokumentacionin e poshtëshënur:

– Liçenca për veprimtarinë profesionale lëshuar nga Ministri i Drejtësisë (kopje të noterizuar).

-NIPT-i (kopje e noterizuar).

-Ekstrakt Historik i lëshuar nga QKB (origjinal ose kopje e noterizuar).

-Vërtetim që ka paguar detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore sipas afateve të parashikuara në legjislacionin tatimor (origjinal ose kopje e noterizuar ne 3-mujorin e fundit).

-Curricullum Vitae e Shoqërisë përmbarimore ose e përmbaruesit gjyqësor (original).

-Vërtetim nga Ministria e Drejtësisë që nuk ka masë disiplinore dhënë sipas nenit 52 të Ligjit Nr.10031, datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat” (ndryshuar me ligjin nr.10137, datë 11.5.2009 dhe ligjin nr.36/2012) (origjinal ose kopje e noterizuar ne 3-mujorin e fundit);

-Deklarata nga kreditorët (institucionet) për zbatimin e kontratave për ekzekutimin e titujve në tre vitet e fundit (origjinal ose kopje e noterizuar ne 3-mujorin e fundit).

Subjektet e interesuar duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e mësipërm,
nëpërmjet shërbimit postar ose pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
Afati i fundit i pranimit të dokumentacionit është data 26.04.2024.