E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Njoftim – Marrje me qira ambjenti për fidanishte dhe sera

Njoftim – Marrje me qira ambjenti për fidanishte dhe sera

Në zbatim të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, nenit 7, të ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), ligjit Nr. 68, datë 27.04.2017 “Për financat e Vetëqeverisjes Vendore”, VKB-së Nr. 157, datë 26.12.2019 “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2020”, shpallim kërkesën për “Marrje me qira ambjenti për fidanishte dhe sera”.

Kriteret, specifikimet e ambientit dhe dokumentacioni që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kërkon të marrë me qira ambjent të përshtashëm fidanishte dhe serë, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

  • Pika duhet të jetë brenda vijës së verdhë të Bashkisë Tiranë
  • Të ketë aksesin e hyrjes/daljes
  • Të ketë sipërfaqe sere + fidanishte jo më pak se 4000 m2 të çertifikuar nga ZRPP
  • Nga këto 2000 m2 të jetë fidanishte e hapur, me system rrethimi, dhe vaditje.
  • 2000 m2 të jenë sere e mbuluar, me sistem ngrohje qendrore, system vaditje qendrore dhe paisur me vllaja.
  • Të jetë e rrethuar, e shtruar dhe e sistemuar ku të përfshihet dhe rrjeti i sistemit të kanalizimeve për shkarkimin e ujërave
  • Të ketë ambjente për shërbimet sanitare
  • Të ketë ambjente për shërbimin e ndrimit të veshjes dhe mbajtjen e mjeteve të punës
  • Të ketë kontratë me OSHEE dhe UKT

Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me: 

  • Kërkesa e subjektit/individit për pjesëmarrje në konkurrim;
  • Deklarata e hollësishme për vënien ne funksionim të objektit dhe pajisjeve;
  • Gent-plani i pasurisë.
  • Dokument pronësie ose kontratë qiramarrje me të drejtë qiradhënie.
  • Përshkrim i gjendjes së ambjentit.
  • Përshkrim i gjendjes së pajisjeve të tij
  • Fotokopje e kartës së identitetit të ofertuesit qiradhënës.
  • Ekstrakti QKR-së (nqs është subjekt tregtar).
  • Oferta e qiradhënësit duhet të specifikojë çmimin mujor të qirasë.
  • Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 09.03.2020, pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit

Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga APR (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.

Oferta fituese do të jetë:

Oferta e cila, në bazë të kritereve dhe kërkesave të përcaktuara në “Njoftimin për Publikim”ose “Ëebsite-in Zyrtar” plotëson kërkesat e APR-së për objektin e kontratës së qiramarrjes  me cmimin më të ulët,  ose Oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në“Njoftimin për Publikim” ose “Ëebsite-in Zyrtar” nga APR për objektin e kontratës së qiramarrjes, të shpallur pranë stendave të institucionit të APR.