E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Njoftim mbi klasifikimin përfundimtar dhe shpalljen e fituesit për procedurën konkuruese me objekt “Qiramarrje ambjenti për fidanishte dhe sere”.

Njoftim mbi klasifikimin përfundimtar dhe shpalljen e fituesit për procedurën konkuruese me objekt “Qiramarrje ambjenti për fidanishte dhe sere”.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i ngritur pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave për procedurën konkuruese “Qiramarrje ambjenti për fidanishte dhe sere”, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi ofertën e vetme të paraqitur për  këtë procedurë konkurimi publik vëren:

  • Z. Ilirjan Shkalla, ka paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në procedurën konkuruese “Qiramarrje ambjenti për fidanishte dhe sere”. Dokumentacioni i paraqitur nga ofertuesi i plotëson të gjitha kërkesat, kriteret, specifikimet dhe dokumentacionin e kërkuar në njoftimin e publikuar nga APR.
  • Komisioni vlerëson se z. Ilirjan Shkalla ka paraqitur ofertën financiare me vlerë 328,000 (treqind e njëzetë e tetë mijë) lekë/muaj, pa TVSH e cila është nën fondin limit dhe plotëson kushtet për të qenë e vlefshme.
  • Oferta e paraqitur nga z. Ilirjan Shkalla, si ofertë e vetme e paraqitur vlerësohet me një total prej 100 pikësh dhe klasifikohet fituese.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që oferta e paraqitur nga z. Ilirjan Shkalla të shpallet oferta fituese për procedurën konkuruese “Qiramarrje ambjenti për fidanishte dhe sere”.