E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Njoftim mbi klasifikimin përfundimtar dhe shpalljen e fituesit për procedurën konkuruese me objekt “Qiramarrje ambjenti për magazinimin dhe tregtimin e lëndës drusore”.

Njoftim mbi klasifikimin përfundimtar dhe shpalljen e fituesit për procedurën konkuruese me objekt “Qiramarrje ambjenti për magazinimin dhe tregtimin e lëndës drusore”.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i ngritur pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave për procedurën konkuruese “Qiramarrje ambjenti për magazinimin dhe tregtimin e lëndës drusore”, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi ofertën e vetme të paraqitur për  këtë procedurë konkurimi publik vëren:

• Z. Sulejman Meta me numër identiteti G00530098W, ka paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në procedurën konkuruese me objekt “Qiramarrje ambjenti për magazinimin dhe tregtimin e lëndës drusore”. Dokumentacioni i paraqitur nga ofertuesi i plotëson të gjitha kërkesat, kriteret, specifikimet dhe dokumentacionin e kërkuar në njoftimin e publikuar nga APR. 

• Komisioni vlerëson se Z. Sulejman Meta ka paraqitur ofertën financiare me vlerë mujore të qirasë 695,000 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë) lekë muaj pa TVSH, për sipërfaqen 4197 m2, e cila është nën fondin limit dhe plotëson kushtet për të qenë e vlefshme.

• Oferta e paraqitur nga Z. Sulejman Meta, ofertë e vetme e paraqitur vlerësohet me një total prej 100 pikësh dhe klasifikohet fituese.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që oferta e paraqitur nga Z. Sulejman Meta, të shpallet oferta fituese për procedurën konkuruese me objekt “Qiramarrje ambjenti për magazinimin dhe tregtimin e lëndës drusore”.

Çdo pretendim tjetër nga të tretë, kundrejt këtij vendimi mund të paraqitet pranë zyrave të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, brenda datës 30.12.2024, ora 10:00.