Njoftim mbi klasifikimin përfundimtar dhe shpalljen e fituesit për procedurën konkuruese me objekt “Qiramarrje ambjenti për magazinimin e mallrave të institucionit”
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i ngritur pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave për procedurën konkuruese “Qiramarrje ambjenti për magazinimin e mallrave të institucionit”, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi ofertën e vetme të paraqitur për këtë procedurë konkurimi publik vëren:
• Shoqëria “Ellinikon” sh.p.k, me nr. NIPT L21323028K ka paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në procedurën konkuruese “Qiramarrje ambjenti për magazinimin e mallrave të institucionit”. Dokumentacioni i paraqitur nga ofertuesi i plotëson të gjitha kërkesat, kriteret, specifikimet dhe dokumentacionin e kërkuar në njoftimin e publikuar nga APR.
• Komisioni vlerëson se Shoqëria “Ellinikon” sh.p.k ka paraqitur ofertën financiare me vlerë 500 (pesëqind) lekë/m2 muaj, për sipërfaqen 1.237.3 m2. Vlera mujore e qirasë është 618.650 (gjashtëqind e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë pa TVSH, e cila është nën fondin limit dhe plotëson kushtet për të qenë e vlefshme.
• Oferta e paraqitur nga Shoqëria “Ellinikon” sh.p.k, si ofertë e vetme e paraqitur vlerësohet me një total prej 100 pikësh dhe klasifikohet fituese.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që oferta e paraqitur nga Shoqëria “Ellinikon” sh.p.k, të shpallet oferta fituese për procedurën konkuruese “Qiramarrje ambjenti për magazinimin e mallrave të institucionit”.
Çdo pretendim tjetër nga të tretë, kundrejt këtij vendimi mund të paraqitet pranë zyrave të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, deri në datën 28.06.2024, ora 14:00.
