Njoftim mbi klasifikimin përfundimtar për procedurën me objekt “Qiramarrje ambienti pus vaditje” dhe shpallje fituesi.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i ngritur pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave për procedurën konkuruese “Qiramarrje ambienti pus vaditje”, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi ofertën e vetme të paraqitur për këtë procedurë konkurimi publik vëren:
- Z. Ilirjan Shkalla, ka paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në procedurën konkuruese “Qiramarrje ambienti pus vaditje”. Dokumentacioni i paraqitur nga ofertuesi i plotëson të gjitha kërkesat, kriteret, specifikimet dhe dokumentacionin e kërkuar në njoftimin e publikuar nga APR.
- Komisioni vlerëson se z. Ilirjan Shkalla ka paraqitur ofertën financiare me vlerë 78,000 (shtatëdhjetë e tetë mijë) lekë/muaj, pa TVSH e cila është nën fondin limit dhe plotëson kushtet për të qenë e vlefshme.
- Oferta e paraqitur nga z. Ilirjan Shkalla, si ofertë e vetme e paraqitur vlerësohet me një total prej 100 pikësh dhe klasifikohet fituese.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që oferta e paraqitur nga z. Ilirjan Shkalla të shpallet oferta fituese për procedurën konkuruese “Qiramarrje ambienti pus vaditje”.
