NJOFTIM PER MARRJE ME QERA AMBIENTI
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kërkon të marrë me qira ambiente për përdorim zyra administrative me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:
- Kriteret për ambientin e zyrave administrative:
- Sipërfaqja e shfrytëzueshme të jetë jo më pak se 600–700 m²;
- Të ketë minimumi një vend parkimi për automjet;
- Të ketë lidhje (kontratë) me rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve;
- Ambienti të jetë brenda territorit urban të qytetit të Tiranës;
- Sipërfaqja të jetë e ndarë në ambiente të veçanta, të përshtatshme për zyra administrative;
- Sipërfaqja e nevojshme të jetë në të njëjtën godinë;
- Të ketë hapësira të përshtatshme për ambiente magazine dhe arkive;
- Të jetë në afërsi të Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, për shkak se thjeshton ndërveprimin me pjesën tjetër të stafit dhe ndihmon në një monitorim më të mirë dhe efikas të punës.
- Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin si vijon:
- Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
- Ofertën, ku të jetë specifikuar çmimi mujor i qirasë (lek/muaj);
- Ekstrakt tregtar i subjektit (i vulosur elektronikisht) ose dokument identifikimi (ID) në rastin e ofertuesve individë;
- Dokumentacioni që provon pronësinë/disponimin e ambientit (certifikatë pronësie e shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese të rifreskuara, apo çdo akt tjetër që përbën titull pronësie sipas legjislacionit shqiptar në fuqi);
- Planimetri të ambientit të hartuar nga specialist i licencuar;
- Kopje të librezave të lëshuara nga shoqëritë OSHEE Sh.a/FSHU Sh.a dhe UKT Sh.a.
Shënime:
- Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
- Çmimi i qirasë së ofertuar nga subjektet duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.
- Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezervon të drejtën për të verifikuar të gjitha kushtet e ambienteve, duke kryer paraprakisht verifikimet përkatëse nëpërmjet përfaqësuesve të saj.
- Afati i parashikuar i qiramarrjes do të jetë 3 vjet nga data e nënshkrimit të kontratës.
Kontrata quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga APR (Qiramarrësi) dhe ofertuesi (Qiradhënësi) i shpallur fitues.
- Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 14.11.2025 pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
- Oferta fituese do të jetë ajo me çmimin më të ulët (oferta ekonomikisht më e favorshme), e cila plotëson të gjitha kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimin për marrje me qira ambienti” të publikuar në website-in zyrtar.
