Njoftim për ndryshim adrese!
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, me adresë aktuale në Rruga Xhezmi Delli, Godina nr. 20, Tiranë, do të ndryshojë ambientet e ushtrimit të veprimtarisë së saj administrative.
Duke filluar nga data 10.12.2025, Agjencia do të funksionojë në adresën e re të përcaktuar si më poshtë:
Rruga “Bilal Golemi”, Ndërtesa nr. 29, Njësia Administrative nr. 5, Njësia Bashkiake nr. 5, kodi postar 1019, Tiranë.
Duke ju felnderuar për mirëkuptimin tuaj, ju mirëpresim prej datës 10 Dhjetor 2025 në ambientet tona të reja.
