E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Njoftim për shprehje interesi

Njoftim për shprehje interesi

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit është struktura përgjegjëse e Bashkisë Tiranë për
administrimin e Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, e cila i ushtron kompetencat e
saj për mirëmbajtjen, krijimin apo shtimin e ambienteve rekreative, shlodhëse dhe argëtuese,
ambiente këto të cilat qëndrojnë të hapura për përdorim gjatë gjithë vitit dhe për të gjithë
grupmoshat.
Duke patur parasysh frekuentimin e shumtë që ka Parku i Madh të Liqenit Artificial të
Tiranës, si dhe nevojën e vazhdueshme për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme që
nevojitet për pjesët përbërëse të këtij parku, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit i ka
lindur nevoja për hartimin e projektit me objekt: “Ndërhyrje rehabilituese e rrugëve të
brendshme në PMLAT”.
Projekti që kërkohet të hartohet ka të bëjë me disa ndërhyrje të pjesshme rehabilituese në
rrugët e brendshme të Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, të cilat janë dëmtuar
nga përdorimi i gjatë dhe i shumtë i tyre si dhe kushtet atmosferike.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit i bën thirrje të gjithë studiove të projektimit si dhe
ekspertëve të fushës të cilat janë të interesuar të bashkëpunojnë dhe të japin kontributin e
tyre, për të shprehur interesin e tyre mbi hartimin e projektit me objekt: “Ndërhyrje
rehabilituese e rrugëve të brendshme në PMLAT”.
Shprehja e interesit duhet të përmbajë një përshkrim të shkurtër dhe informacion të
përgjithshëm mbi mundësinë dhe kapacitetet e subjekteve të interesuar për hartimin e
projektit.


Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit fton të gjithë të interesuarit që kërkojnë të marrin
pjesë në hartimin e këtij projekti të dorëzojnë ofertat e tyre deri në datën 13.08.2024,
pranë zyrës së protokollit të agjencisë me adresë: “Rruga “Xhezmi Delli”, Godina nr.
20, Tiranë” ose nëpërmjet shërbimit e-mail në adresën zyrtare të Agjencisë, e-mail:
[email protected]”.