Njoftim për shprehje interesi
Me anë të projekteve të zhvilluara ndër vite, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka ushtruar veprimtarinë e saj institucionale duke patur në fokus përafrimin, vendosjen dhe zhvillimin e një marrëdhënie të qytetarit me natyrën, duke mundësuar kushtet e favorshme të një mjedisi që lehtëson komunikimin dhe lidhjen e këtij të fundit me natyrën. Duke marrë shkas nga kompetencat e dhëna nga aktet ligjore e nënligjore në fuqi, kjo Agjenci ka nëadministrim të saj disa objekte të cilat janë vendosur në shërbim të qytetarëve dhe shërbejnë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, sociale, artistike, duke dhënë kështu njëkontribut të madh në zhvillimin dhe rritjen e jetës kulturore nëqytetin e Tiranës.
Ndër objektet që administron Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit është dhe Amfiteatri i Parkut të Liqenit Artificial, i cili me vendodhjen dhe funksionalitetin e tij, shërben si një pikëlidhëse e qytetarit me natyrën dhe mjedisin që e rrethon atë. Amfiteatri për nga vetë rëndësia e tij, kategorizohet si një nga objektet më të rëndësishme kulturore të qytetit të Tiranës. Dyert e tij qëndrojnë të hapura gjatë gjithë vitit dhe në të zhvillohen shumë aktivitete kulturore me tematikat nga më të ndryshmet.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, për shkak të domosdoshmërisë të mirëmbajtjes të ambienteve të Amfiteatrit në kushtet të përshtatshme për qytetarët e shumtë që e vizitojnë këtë ambient gjatë gjithë vitit, kërkon të kryejë rikonstruksion të ambienteve të shërbimit të tij dhe si rrjedhojë i ka lindur nevoja për kryerjen e projektit me objekt: “Rikonstruksioni i Ambienteve të Shërbimit në Funksion të Amfiteatrit”.
Në këtë kontekst, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit i bën thirrje të gjithë studiove të projektimit si dhe ekspertëve të fushës të cilët janë të interesuar të bashkëpunojnë dhe të japin kontributin e tyre në shërbim të komunitetit, për zhvillimin e jetës kulturore në kryeqytet duke shprehur interesin e tyre mbi hartimin e projektit me objekt: “Rikonstruksioni i Ambienteve tëShërbimit në Funksion të Amfiteatrit”.
Shprehja e interesit duhet të përmbajë një përshkrim të shkurtër dhe informacion të përgjithshëm mbi mundësinë dhe kapacitetet e subjekteve të interesuar për të kryer projektin.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit fton të gjithë tëinteresuarit që kërkojnë të marrin pjesë në hartimin e këtij projekti, të dorëzojnë ofertat e tyre deri në datën 05.07.2024, pranë zyrës së protokollit të agjencisë me adresë: Rruga “Xhezmi Delli”, Godina 20, Tiranë” ose nëpërmjet shërbimit e-mail në adresën zyrtare të agjencisë: “[email protected]”.