E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

NJOFTIM PUBLIK – ftesë për marrje pjesë në procedurën me objekt: “Qiramarrje ambjenti për fidanishte dhe sere”

NJOFTIM PUBLIK – ftesë për marrje pjesë në procedurën me objekt: “Qiramarrje ambjenti për fidanishte dhe sere”

Në kuadër të nevojave të saj institucionale Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, zhvillon procedurën konkuruese me objekt: “Qiramarrje ambjenti për fidanishte dhe sere”.

Me qëllim marrjen pjesë në këtë procedurë subjektet/individët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Ambienti duhet të jetë brenda territorit që administron Bashkia Tiranë;
  • Ambienti të ketë sipërfaqe sere + fidanishte jo më pak se 4000 m2 të çertifikuar nga ZRPP, nga të cilat 2000 m2 të jetë fidanishte e hapur, me sistem rrethimi dhe vaditje; 2000 m2 të jenë sere e  mbuluar me sistem ngrohje qendrore, sistem vaditje qëndrore dhe paisur me vllaja;
  • Të jetë e rrethuar, e shtruar dhe e sistemuar ku të përfshihet dhe rrjeti i sistemimit të kanalizimeve për shkarkimin e ujërave;
  • Të ketë ambiente për shërbimet sanitare;
  • Të ketë ambiente për shërbimin e ndërrimit të veshjeve dhe mbajtjen e mjeteve të punës;
  • Të ketë aksesin e hyrjes/daljes;
  • Ambienti i jashtëm dhe i brendshëm duhet të jetë pajisur me çertifikatë pronësie, në çdo rast pa barrë hipotekore mbi të;
  • Ambienti duhet të jetë pajisur me kontratë dhe librezë të vlefshme me OSHEE/FSHU;
  • Ambienti duhet të jetë pajisur me kontratë dhe librezë të vlefshme me UKT;
  • Oferta financiare duhet të jetë në formë të shkruar dhe vlera e ofruar duhet të përcaktohet me shifra dhe fjalë;
  • Vërtetim llogari bankare.

Fondi Limit i përcaktuar për zhvillimin e kësaj procedure është 331.167 lek/muaj Pa TVSH.

Me qëllim përmbushjen e kritereve të mësipërme subjektet/individët e interesuar duhet të dorëzojnë me anë të shërbimit postar apo të depozitojnë në protokollin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, një zarf të mbyllur i cili duhet të përmbajë dokumentacionin e poshtëshënuar:

  • Kërkesën e Ofertuesit shoqëruar me ID të tij në rast individi ose QKB status aktiv në rast Personi Juridik;
  • Listën treguese të dokumentacionit të paraqitur;
  • Ofertën ekonomike e cila të ketë të përcaktuar shumën e qerasë për muaj në vlerë numerike dhe me fjalë;
  • Numrin e llogarisë bankare duhet të shoqërohet me një deklaratë personale të ofertuesit që vërteton faktin se pagesat duhet të kryhen në këtë numër;
  • Dokumentin e pronësisë shoqëruar me Kartelën e pasurisë dhe hartën treguese;
  • Kontratën me UKT;
  • Kontratën me OSHEE;
  • Deklaratë të ofertuesit për moscënim të pronës nga të tretë dhe gëzim të qetë të saj gjatë gjithë periudhës që do të merret me qera;
  • Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar aksesin e hyrjes/daljes, kushtet e ambientit dhe sigurinë;
  • Deklaratë garancie për mosndryshim të çmimit fillestar të ofruar gjatë gjithë periudhës që kontrata do të jetë në fuqi;
  • Foto me pamje treguese të objektit që ofertohet;
  • Dokumentacioni duhet të depozitohet origjinal ose i njehsuar me origjinalin.

Afati i parashikuar i qiramarrjes, do të jetë 2 vite nga data e nënshkrimit të kontratës.

Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, do të konsiderohen si kushte për skualifikim.

Çmimi i qirasë së ofertuar, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezervon të drejtën për të verifikuar të gjitha kushtet e ambjenteve, duke kyer paraprakisht verifikimet përkatëse nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

Detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike gjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit informon pjesëmarrësit se vlerësimi i ofertës/ofertave të paraqitura do të bëhet nëpërmjet sistemit të pikëzimit si vijon:

Vlerësimi do të bëhet në bazë të pikëve, me një total prej 100 pikësh, nga të cilat 50 pikë do të jenë për çmimin e ofertuar dhe 50 të pikëve do të jenë për përmbushjen e kritereve të vendosura.

50 Pikët maksmale do ti jepen çmimit më të ulët ndërkohë që 50 pikët maksimale do ti jepen ofertës më të favorshme ku peshën më të madhe të pikëve do e zenë gjendja funksionale dhe teknike e serës, viti i ndërtimit të saj si dhe kushtet atmosferike të relievit natyror.

Oferta fituese do të jetë oferta, e cila plotëson të gjitha kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimin Publik” publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Ofertuesit e interesuar duhet të paraqesin ofertat e tyre deri në datë 12.01.2024, ora 14.00.

Fituesi do të shpallet në faqen publike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit deri në datën 15.01.2024, ora 16:00.

Ofertuesit e skualifikuar mund të paraqesin ankimet e tyre për vlerësimin apo skualifikimin e kryer, deri në datën 16.01.2024, ora 16:00.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë procedurë nëpërmjet dorëzimit të ofertave të tyre.