E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Njoftim Publik

Njoftim Publik

Në kuadër të nevojave të saj institucionale Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, zhvillon procedurën konkuruese me objekt: “Qiramarrje ambjenti për magazinimin e mallrave të institucionit”.

Me qëllim marrjen pjesë në këtë procedurë subjektet/individët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret si vijon: 

• Sipërfaqja e objektit preferohet të jetë nga 1000 – 1300 m2;

• Lartësia e objektit nga 3 m deri 5 m;

• Objekti duhet të pozicionohet në një zonë jo më shumë se 8km nga qendra e Tiranës;  

• Ambienti duhet të ketë kushte të përshtatshme për magazinim të mallrave të ndryshëm dhe të jetë i mbrojtur nga kushtet atmosferikë si dielli, lagështia, etj.;

• Ambienti duhet të jetë i rrethuar dhe të ketë mundësi aksesi në brendësi të tij për mjete të ndryshëm si kamionçina apo furgona;

• Ambienti duhet të jetë i mirëndriçuar për mundësinë e aksesit dhe përdorimit të tij dhe gjatë natës;

• Ambienti duhet të jetë i pajisur me zyrë pune për magazinierin;

• Ambienti duhet të ketë vend të veçantë për shërbime sanitare;

• Ambienti duhet të ofrojë siguri për materialet që do tëmagazinohen.

Fondi limit i marrjes me qira të ambientit është 780.000 lekë/muaj Pa TVSH.

(Fondi limit është llogaritur bazuar në vlerën mesatare 600 lekë/m2 të dalë nga testimi i tregut dhe me sipërfaqen maksimale të objektit të kërkuar prej 1.300 m2)

Me qëllim përmbushjen e kritereve të mësipërme subjektet/individët e interesuar duhet të dorëzojnë me anë të shërbimit postar apo të depozitojnë në protokollin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, një zarf të mbyllur i cili duhet tëpërmbajë dokumentacionin e poshtëshënuar: 

• Kërkesën e Ofertuesit shoqëruar me ID të tij në rast individi ose QKB status aktiv në rast Personi Juridik;

• Listën treguese të dokumentacionit të paraqitur;

• Ofertën ekonomike e cila të ketë të përcaktuar shumën e qerasë për muaj në vlerë numerike dhe me fjalë;

• Numrin e llogarisë bankare duhet të shoqërohet me një deklaratë personale të ofertuesit që vërteton faktin se pagesat duhet të kryhen në këtë numër;

• Dokumentin e pronësisë shoqëruar me Kartelën e pasurisë dhe hartën treguese;

• Kontratën me UKT;

• Kontratën me OSHEE;

• Deklaratë të ofertuesit për moscënim të pronës nga të tretë dhe gëzim të qetë të saj gjatë gjithë periudhës që do të merret me qera;

• Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar aksesin e hyrjes/daljes, kushtet e ambientit dhe sigurinë;

• Deklaratë garancie për mosndryshim të çmimit fillestar të ofruar gjatë gjithë periudhës që kontrata do të jetë në fuqi;

• Foto me pamje treguese të objektit që ofertohet;

• Dokumentacioni duhet të depozitohet origjinal ose i njehsuar me origjinalin.

Afati i parashikuar i qiramarrjes, do të jetë 2 vite nga data e nënshkrimit të kontratës.

Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, do të konsiderohen si kushte për skualifikim.

Çmimi i qirasë së ofertuar, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezervon të drejtën për të verifikuar të gjitha kushtet e ambjenteve, duke kyer paraprakisht verifikimet përkatëse nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

Detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike dhe ujitgjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit informon pjesëmarrësit se vlerësimi i ofertës/ofertave të paraqitura do të bëhet në bazë tëçmimit më të ulët si dhe kushteve të objektit që kërkohet të jepet me qira me një peshë vlerësimi ku 70% të tij e përcakton çmimidhe 30% kushtet e objektit.  

Oferta fituese do të jetë oferta, e cila plotëson të gjitha kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimin Publik” publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Ofertuesit e interesuar duhet të paraqesin ofertat e tyre deri në datë 27.06.2024, ora 10:00.

Fituesi do të shpallet në faqen publike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në datën 27.06.2024, ora 14:00.

Ofertuesit e skualifikuar mund të paraqesin ankimet e tyre për vlerësimin apo skualifikimin e kryer, deri në datën 28.06.2024, ora 14:00.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë procedurë nëpërmjet dorëzimit të ofertave të tyre.