NJOFTIM PUBLIK
Në kuadër të nevojave të saj institucionale Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, po zhvillon procedurën konkuruese me objekt: “Qiramarrje ambienti për magazinimin dhe tregtimin e lëndës drusore”.
Me qëllim marrjen pjesë në këtë procedurë subjektet/individët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
Ambienti që kërkohet të merret me qira duhet:
• Të ketë sipërfaqe të lirë funksionale prej jo më pak se 3500 m2.
• Të jetë brenda territorit të Bashkisë Tiranë, por jashtë zonës urbane;
• Të jetë e rrethuar me mur rrethues prej jo më pak se 2 m lartësi,
• Të jetë i shtruar me beton ose asfalt dhe i sistemuar ku të përfshihet dhe rrjeti i sistemimit të kanalizimeve dhe ujërave;
• Të ketë ambiente shërbimi për shërbimet sanitare;
• Të ketë ambiente për shërbimin e ndërrimit të veshjeve dhe mbajtjen e mjeteve të punës;
• Të ketë akses për hyrje/dalje të mjeteve;
• Të ketë kontratë për përdorimin e rrjetit të energjisë elektrike dhe ujësjellës-kanalizime;
• Të ketë mjete transporti:
– Një pirun (i nevojshëm për lëvizje të materialit drusor brenda pikes dhe jo më pak se 3 ton kapacitet ngritës, në pronësi apo me qira);
– Një kamionçinë jo më pak se 1 ton;
Fondi limit i marrjes me qira të ambientit është 700.000 lekë/muaj Pa TVSH.
Me qëllim përmbushjen e kritereve të mësipërme subjektet/individët e interesuar duhet të dorëzojnë me anë të shërbimit postar apo të depozitojnë në protokollin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, një zarf të mbyllur i cili duhet tëpërmbajë dokumentacionin e poshtëshënuar:
• Kërkesën e Ofertuesit për pjesëmarrje në procedurëshoqëruar me ID të tij në rast individi ose QKB status aktiv në rast Personi Juridik;
• Listën treguese të dokumentacionit të paraqitur;
• Ofertën ekonomike e cila të ketë të përcaktuar shumën e qerasë për muaj në vlerë numerike dhe me fjalë;
• Numrin e llogarisë bankare i cili duhet të shoqërohet me një deklaratë personale të ofertuesit që vërteton faktin se pagesat duhet të kryhen në këtë numër;
• Dokumentin e pronësisë shoqëruar me Kartelën e pasurisë dhe hartën treguese si dhe foto me pamje treguese të objektit që ofertohet;
• Kontratë të vlefshme me UKT dhe OSHEE;
• Deklaratë të ofertuesit për moscënim të pronës nga të tretë dhe gëzim të qetë të saj gjatë gjithë periudhës tëqiradhënies;
• Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar aksesin e hyrjes/daljes, kushtet e ambientit, sigurinë e tij si dhe mjetet e kërkuara;
• Deklaratë garancie për mosndryshim të çmimit fillestar të ofruar gjatë gjithë periudhës që kontrata do të jetë në fuqi;
• Kopje të deklaratës doganore të zhdoganimit ose fatura e blerjes brenda vendit, për të vërtetuar pronësinë e pirunit. (Në rast se piruni është në përdorim apo me qera duhet të paraqitet dhe kontrata e qirasë e lidhur para noterit, e cila duhet të jetë e vlefshme përgjatë gjithë periudhës tëqiramarrjes nga APR);
• Kopje të dokumentacionit të automjetit të përbërë nga: (a) çertifikata e pronësisë, (b) leja e qarkullimit, (c) vërtetimi i pagimit të taksave vjetore, (d) çertifikata e kontrollit teknik vjetor, (dh) siguracion i vlefshem (TPL) (Në rast se automjeti është në përdorim apo me qira duhet të paraqitet dhe kontrata e qirasë të lidhur para noterit, e cila duhet të jetë e vlefshme përgjatë gjithë periudhës të qiramarrjes nga APR).
I gjithë dokumentacioni duhet të depozitohet origjinal ose i njehsuar me origjinalin.
Subjektet e interesuara duhet të kenë parasysh që:
• Afati i parashikuar i qiramarrjes, do të jetë 1 vit nga data e nënshkrimit të kontratës;
• Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim;
• Çmimi i qirasë së ofertuar, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit;
• Detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike dhe ujit gjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit;
• Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit informon pjesëmarrësit se vlerësimi i ofertës/ofertave të paraqitura do të kryhet në bazë të çmimit më të ulët të ofertuar si dhe kushteve të objektit që kërkohet të jepet me qira, me një peshë vlerësimi ku 70% të tij e përcakton çmimi i ofertuardhe 30% kushtet e objektit të ofruar, (Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezervon të drejtën e verifikimit paraprak të ambienteve dhe mjeteve);
• Ofertat e skualifikuara do të kenë mundësi ankimimi me shkrim të cilin duhet ta depozitojnë pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
Oferta fituese do të jetë oferta, e cila plotëson të gjitha kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimin zyrtar” publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
– Ofertuesit e interesuar duhet të paraqesin ofertat e tyre brenda datës 27.12.2024, ora 12:00.
– Fituesi do të shpallet në faqen publike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit brenda datës 27.12.2024.
– Ofertuesit e skualifikuar mund të paraqesin ankimet e tyre për vlerësimin apo skualifikimin e kryer, Ankimi duhet tëdepozitohet në protokollin e Agjencisë dhe brenda datës30.12.2024, ora 10:00.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë procedurë nëpërmjet dorëzimit të ofertave të tyre.
