E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

NJOFTIM PUBLIK – ftesë për marrje pjesë në procedurën me objekt: “Qiramarrje ambjenti për pus vaditje”

NJOFTIM PUBLIK – ftesë për marrje pjesë në procedurën me objekt: “Qiramarrje ambjenti për pus vaditje”

Në kuadër të nevojave të saj institucionale Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, zhvillon procedurën konkuruese me objekt: “Qiramarrje ambjenti për pus vaditje”.

Me qëllim marrjen pjesë në këtë procedurë subjektet/individët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Ambienti për pus vaditje duhet të jetë brenda territorit që administron Bashkia Tiranë;
  • Të ketë aksesin e hyrjes/daljes;
  • Të jetë jo më shumë se 100 m nga rruga kryesore;
  • Kapaciteti në muajt korrik dhe gusht të jetë mbi 8 lit/sek;
  • Të jetë i izoluar me kapak;
  • Të jetë i paisur me pompë elektrike thithëse;
  • Të ketë lidhje (kontratë) me rrjetin e energjisë elektrike;
  • Ambienti i jashtëm dhe i brendshëm duhet të jetë pajisur me çertifikatë pronësie, në çdo rast pa barrë hipotekore mbi të;
  • Ambienti duhet të jetë pajisur me kontratë dhe librezë të vlefshme me OSHEE/FSHU;
  • Dokumentacioni duhet të depozitohet origjinal ose i njehsuar me origjinalin
  • Oferta financiare duhet të jetë në formë të shkruar dhe vlera e ofruar duhet të përcaktohet me shifra dhe fjalë;
  • Vërtetim llogari bankare.

Fondi Limit i përcaktuar për zhvillimin e kësaj procedure është 79.467 lek/muaj Pa TVSH.

Me qëllim përmbushjen e kritereve të mësipërme subjektet/individët e interesuar duhet të dorëzojnë me anë të shërbimit postar apo të depozitojnë në protokollin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, një zarf të mbyllur i cili duhet të përmbajë dokumentacionin e poshtëshënuar:

  • Kërkesën e Ofertuesit shoqëruar me ID të tij në rast individi ose QKB status aktiv në rast Personi Juridik;
  • Listën treguese të dokumentacionit të paraqitur;
  • Ofertën ekonomike e cila të ketë të përcaktuar shumën e qerasë për muaj në vlerë numerike dhe me fjalë;
  • Numri i llogarisë bankare duhet të shoqërohet me një deklaratë personale të ofertuesit që vërteton faktin se pagesat duhet të kryhen në këtë numër;
  • Dokumentin e pronësisë shoqëruar me Kartelën e pasurisë dhe hartën treguese;
  • Kontratën me OSHEE;
  • Deklaratë të ofertuesit për moscënim të pronës nga të tretë dhe gëzim të qetë të saj gjatë gjithë periudhës që do të merret me qera;
  • Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar aksesin e hyrjes/daljes, kushtet e ambientit dhe sigurinë;
  • Deklaratë garancie për mosndryshim të çmimit fillestar të ofruar gjatë gjithë periudhës që kontrata do të jetë në fuqi;
  • Foto me pamje treguese të objektit që ofertohet.

Afati i parashikuar i qiramarrjes, do të jetë 2 vite nga data e nënshkrimit të kontratës.

Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, do të konsiderohen si kushte për skualifikim.

Çmimi i qirasë së ofertuar, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezervon të drejtën për të verifikuar të gjitha kushtet e ambjenteve, duke kyer paraprakisht verifikimet përkatëse nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

Detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike gjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit informon pjesëmarrësit se vlerësimi i ofertës/ofertave të paraqitura do të bëhet nëpërmjet sistemit të pikëzimit si vijon:

Vlerësimi do të bëhet në bazë të pikëve, me një total prej 100 pikësh, nga të cilat 50 pikë do të jenë për çmimin e ofertuar dhe 50 të pikëve do të jenë për përmbushjen e kritereve të vendosura.

50 Pikët maksimale do ti jepen çmimit më të ulët ndërkohë që 50 pikët maksimale do ti jepen ofertës më të favorshme ku peshën më të madhe të pikëve do e zënë gjendja funksionale dhe teknike e pusit dhe garancia e sasisë së prurjeve.

Oferta fituese do të jetë oferta, e cila plotëson të gjitha kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimin Publik” publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Ofertuesit e interesuar duhet të paraqesin ofertat e tyre deri në datë 12.01.2024, ora 14.00.

Fituesi do të shpallet në faqen publike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në datën 15.01.2024, ora 16:00.

Ofertuesit e skualifikuar mund të paraqesin ankimet e tyre për vlerësimin apo skualifikimin e kryer, deri në datën 16.01.2024, ora 16:00.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë procedurë nëpërmjet dorëzimit të ofertave të tyre.