Komunikime Publike

NJOFTIMI PËR MARRJE ME QIRA AMBJENTI

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kërkon të marrë me qira ambjente për përdorim zyra administrative, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

Kriteret për ambjentin e zyrave administrative:

  1. Sipërfaqja e shfrytëzueshmë të jetë jo më pak se 570 m2. ;
  2. Të ketë minimumi një vend parkimi automjeti;
  3. Të ketë lidhje (kontratë) me rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetin ujësjellës-kanalizime;
  4. Ambjenti të jetë brenda territorit urban të qytetit të Tiranës;
  5. Sipërfaqja të jetë e ndarë në ambjente të veçanta, të përshtatshme për zyra administrative;
  6. Sipërfaqja e nevojshme të jetë në të njëjtën godinë.

Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin si vijon:

  1. Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
  2. Ofertën, ku të ketë specifikuar çmimin mujor të qirasë (lek/muaj);
  3. Ekstrakt tregtar i subjektit (i vulosur elektronikisht) ose dokument identifikimi (ID) në rastin e ofertuesve individ;
  4. Dokumentacionin që provon pronësinë/disponimin e ambjentit (Çertifikatë pronësie shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese, kontratë qiraje, kontratë porosie/sipërmarrje apo çdo akt tjetër që përbën titull pronësie sipas legjislacionit shqiptar në fuqi). Në rast se sipërfaqja e ambjentit nuk është pronësi të Subjektit ofertues, subjekti duhet të paraqesë kontratë qiraje të lidhur para noterit e cila duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e kontratës së qiramarrjes, shoqëruar me dokumenatcionin e pronësisë;
  5. Planimetri të ambjentit të hartuar nga specialist i licensuar;
  6. Kopje të librezave të lëshuara nga shoqëritë OSHEE Sh.a/FSHU Sh.a dhe UKT Sh.a;

Shënim:

– Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

– Çmimi i qirasë së ofertuar nga subjektet, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.

­-  Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezervon të drejtën për të verifikuar të gjitha kushtet e ambienteve, duke kyer verifkimet përkatëse nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

– Afati i parashikuar i qiramarrjes, do të jetë 3 vjet nga data e nënshkrimit të kontratës.

  • Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 01.12.2022, pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit

Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga APR (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.

Oferta fituese do të jetë oferta me çmimin më të ulët (oferta ekonomikisht më e favorshme), e cila plotëson të gjitha kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimi për marrje me qira ambjenti” publikuar në website-in zyrtar.

Njoftim për marrje me qira ambjenti

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kërkon të marrë me qira për magazinimin, zhvillim dhe mirëmbajtje të moduleve të lodrave, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

I. Kriteret për ambjentin e magazinimit dhe tregtimit të lëndës drusore:

  1. Të jetë ambjent i mbyllur jo më pak se 245 m2, me lartësi jo më pak se 5 m;
  2. Ambienti duhet të ofrojë siguri për materialet që do të magazinohen;
  3. Të ketë aksesin e hyrjes/daljes,
  4. Të jetë në distancë jo shumë të madhe nga aksi qëndror i qytetit të Tiranës dhe brenda njësive administrative urbane të qytetit;
  5. Të ofrojë kushte të pështatshme për magazinim dhe i mbrojtur nga  ndikimi i kushteve atmosferike (dielli, lagështia, etj.).
  6. Të ketë lidhje (kontratë) me rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetin ujësjellës-kanalizime;

II.  Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin si vijon:

  1. Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
  1. Ofertën, ku të jetë specifikuar çmimin mujor të qirasë (lek/muaj);
  1. Ekstrakt tregtar i subjektit (i vulosur elektronikisht) ose dokument identifikimi (ID) në rastin e oferuesve individ;
  1. Dokumentacionin që provon pronësinë/disponimin e ambjentit të magazinimit (Certifikatë pronësie shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese, kontratë qiraje, kontratë porosie/sipërmarrje etj.). Në rast se sipërfaqja e ambjentit nuk është pronësi të Subjektit ofertues, subjekti duhet të paraqesë kontratë qiraje të lidhur para noterit e cila duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e kontratës së qiramarrjes, shoqëruar me dokumenacionin e pronësisë;
  1. Genplan/planimetri të ambjentit;
  1. Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar aksesin e hyrjes/daljes, kushtet e ambientit dhe sigurinë; 
  1. Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar lartësinë e ambjentit jo me pak se 5 m.
  1. Kopje të librezave të lëshuara nga shoqëritë OSHEE Sh.a/FSHU Sh.a dhe UKT Sh.a;

Shënim:

– Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

– Cmimi i qirasë së ofertuar nga subjektet, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.

– Detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike dhe ujit gjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

  Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezervon të drejtën për të verifikuar të gjitha kushtet e ambienteve e magazinimit, duke kyer verifkimet në ambjentet përkatëse nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

– Afati i parashikuar i qiramarrjes, do të jetë 3 vjet nga data e nënshkrimit të kontratës.

  • Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 09.06.2021, pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit

Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga APR (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.

Oferta fituese do të jetë oferta me çmimin më të ulët (oferta ekonomikisht më e favorshme), e cila plotëson të gjitha kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimi për marrje me qira ambjenti” publikuar në website-in zyrtar.

KËRKESË PËR BASHKËPUNIM PËR VENDOSJEN E TRENIT TURISTIK NË PARKUN E MADH TË LIQENIT ARTIFICIAL TË TIRANËS

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, fton subjektet e interesuara për të bashkëpunuar në fushën e turizmit, me qëllim vendosjen e trenit turistik në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

  1. Të dhënat e itenerarit të propozuar janë:
  • Gjatësi maksimale itenerarit: 4700 m
  • Gjërësia maksimale itenerarit: 2.5 m
  • Pozicioni i shtrirjes: Rreth liqenit artificial
  • Numri maksimal i ndalesave: 4 (katër)

Subjekti që do të operojë me trenin turistik, duhet të kryejë investimet e duhura në lidhje me (a) sinjalistikën paralajmëruese (b) strukturat e ndalesave (c) stacionin/pikën e karikimit të baterisë së trenit.

  1. Të dhënat teknike që duhet të përmbushë treni turistik janë:
  • Lloji i Motorrit: Elektrik
  • Numri maksimal i vagonëve (përveç lokomotivës): 3 (tre)
  • Përmasat maksimale lokomotivës (mm): 4300x2000x2300
  • Përmasat maksimale të vagonit (mm): 3900x1800x2500
  • Pesha maksimale (lokomotivë+vagon): 3700 kg
  • Lloji i rrotave: Material plastik (gomë automjeti)
  • Kapaciteti maksimal mbajtës për vagon: 25 persona
  • Shpejtësia maksimale: 30 km/orë
  • Treni duhet të jetë i pajisur me sisteme sigurie për pasagjerët, sistem zanor paralajmërimi dhe sistem ndriçimi.

III. Subjektet që do të shprehin interes për vendosjen dhe operimin e trenit turistik, duhet të depozitojnë pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dokumentacionin si vijon:

  • Kërkesën për shprehjen e interesit ku të jenë specifikuar të dhënat e subjektit, një përmbledhje e eksperiencës së subjektit, dhe mënyra e propozuar për vendosjen në funksion të trenit turistik për kryerjen e shëtitjeve;
  • Ekstrakt tregtar ose vendim gjykate në rastet e OJF-ve (fusha e veprimtarisë së subjektit duhet të përkojë me objektin e bashkëpunimit të kërkuar);
  • Kopje të dokumentacionit (kontrata, marrëveshje, vërtetime) që provon eksperiencat e ngjashme;
  • Kontratën e punës me drejtuesin/drejtuesit e trenit turistik;
  • Pjesë të katalogut të trenit turistik ku të jenë specifikuar të gjitha të dhënat teknike të trenit turistik që propozohet për t’u vendosur në PMLAT (katalogu duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe).

I gjithë dokumentacioni duhet të jetë orgjinal ose kopje të noterizuara (me përjashtim të katalogut) dhe në rastet e dokumentacionit që është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë shprehjet e interesit dhe dokumentacionin shoqërues brenda datës 23.04.2021, pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit

Subjekti që do të lidhë marrëveshjen do të përzgjidhet mbi bazën e plotësimit të kritereve të mësipërme. Në rastin ku dy ose më shumë subjekte do të plotësojnë kriteret përkatëse, do të përzgjidhet për bashkëpunim subjekti i cili ka depozituar dokumentacionin i pari në protokollin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Njoftim për marrje me qira ambjenti

NJOFTIMI PËR MARRJE ME QIRA AMBJENTI

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kërkon të marrë me qira ambjent të përshtashëm magazinimin dhe tregëtimin e materialit drusore, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

Kriteret për ambjentin e magazinimit dhe tregtimit të lëndës drusore: 

  1. Të ketë siperfaqe trualli jo më pak se 3500 m2;
  2. Trualli duhet të jetë brenda territorit të Njësive Administrative Urbane të Bashkisë Tiranë;
  3. Të ketë aksesin e hyrjes/daljes;
  4. Të jetë, e rrethuar me mure jo me pak se 2m lartesi, e shtruar me beton ose asfalt dhe e sistemuar ku të përfshihet dhe rrejeti i sistemimit të kanalizimeve dhe ujrave.
  5. Të ketë ambjente për shërbime sanitare.
  6. Të ketë ambjente për shërbimin e ndërrimit të veshjes dhe mbajtjen e mjeteve të punës.
  7. Të ketë lidhje (kontratë) me rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetin ujësjellës-kanalizime;
  8. Të ketë mjete transporti:
  • Nje pirun për lëvizje të materialit drusor brenda pikës jo më pak se 3 ton kapacitet ngritës.
  • Nje kamioncine jo me pak se 1 tonë
  • Nje automjet transporti jo me pak se 4+1 vende ulur

Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin si vijon:

  1. Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
  2. Ofertën, ku të jetë specifikuar çmimin mujor të qirasë (lek/muaj).
  3. Ekstrakt QKR (i vulosur elektronikisht)
  4. Certifikatë pronësie shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese të lëshuar nga ZVRPP/ASHK. Në rast se sipërfaqja e truallit nuk është pronësi të Subjektit ofertues, subjekti duhet të paraqes kontratë qiraje të lidhur para noterit e cila duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e kontratës së qiramarrjes, shoqëruar me dokumenacionin e pronësisë së truallit.
  5. Gent-plan të sipërfaqes së truallit;
  6. Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar aksesin e hyrjes/daljes
  7. Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar rrethimin me mure jo me pak se 2m lartesi, shtrimin me beton ose asfalt dhe sistemimin, rrjeti i sistemimit të kanalizimeve dhe ujrave
  8. Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar ambjentet e shërbimit sanitar.
  9. Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar ambjentet për shërbimin e ndërrimit të veshjes dhe mbajtjen e mjeteve të punës vërtetuar.
  10. Kopje të librezave të lëshuara nga shoqëritë OSHEE Sh.a/FSHU Sh.a dhe UKT Sh.a.
  11. Kopje të deklaratës doganore të zhdoganimit ose fatura e blerjes brenda vendit, për të vërtetuar pronësinë e pirunit. Në rast se piruni është në përdorim duhet të paraqitet kontrata e qirasë e lidhur para noterit, e cila duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e qiramarrjes, shoqëruar edhe me deklaratën doganore të zhdoganizmit ose faturën e blerjes brenda vendit.
  12. Kopje të dokumentacionit të automjeteve të përbërë nga: (a) certifikata e pronësisë, (b) leja e qarkullimit, (c) vërtetimi i pagimit të taksave vjetore, (d) certifikata e kontrollit teknik vjetor, (dh) siguarcion i vlefshëm (TPL);
  13. Në rast se automjetet janë në përdorim duhet të paraqiten për secilin automjet kontratat e qirave të lidhura para noterit të cilat duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e Kontrattës së Qirasë me APR-në, shoqëruar edhe me (a) certifikatën e pronësisë, (b) lejen e qarkullimit, (c) vërtetimin e pagimit të taksave vjetore (d) certifikatën e kontrollit teknik vjetor, (dh) siguarcion të vlefshëm (TPL).

Shënime:

– Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

– Cmimi i qirasë së ofertuar nga subjektet, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhina e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.

– Detyrimet që lindin për mirëmbajtien e mjeteve, taksat përkatëse si dhe detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike dhe ujit gjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

 

–  Subjekti ofertues para lidhjes së kontratës  duhet të ketë:
* Kopje të çertifikatës elektronike për Fiskalizimin, për tatimpaguesit që përdorin    Platformën Qëndrore të Faturave.
*Kopje të çertifikatës elektronike për Fiskalizimin dhe kopje të vlefshme të kontratës së lidhur me shoqërinë e Çertifikuar për zgjidhjen software-ike në përdorim, për tatimpaguesit që lëshojnë faturat nëpërmjet zgjidhjes Softwar-ike.

– Afati i parashikuar i qiramarrjes, do të jetë nga data e nënshkrimit deri më 31.12.2023

  • Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 21.04.2021, pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit

Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga APR (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.

Oferta fituese do të jetë oferta me çmimin më të ulët, ose oferta ekonomikisht më e favorshme, i cila plotëson të gjitha kritereve dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimi për marrje me qira ambjenti” publikuar në website-in zyrtar.

Njoftim – “Marrje ambjenti me qira për magazinimin dhe tregëtimin e materialit drusor”

Në zbatim të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, nenit 7, të ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), ligjit Nr. 68, datë 27.04.2017 “Për financat e Vetëqeverisjes Vendore”, VKB-së Nr. 157, datë 26.12.2019 “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2020”,

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit-Bashkia Tiranë njofton hapjen e procedurës për “marrje ambjenti me qira pë magazinimin dhe tregëtimin e materialit drusor” me qëllim përmbushjen e detyrave dhe funksioneve administrative të saj.

Kriteret, specifikimet e ambientit dhe dokumentacioni që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kërkon të marrë me qira ambjent të përshtashëm magazinimin dhe tregëtimin e materialit drusore, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

  1. Pika e grumbullimit duhet të jetë brenda vijës së verdhë së Bashkisë Tiranë
  2. Të ketë aksesin e hyrjes/daljes
  3. Të ketësiperfaqe toke jo më pak se 5000 m2 të çertifikuar nga ZRPP
  4. Të jetë e rrethuar, e shtruar dhe e sistemuar ku të përfshihet dhe rrejeti i sistemimit të kanalizimeve dhe ujrave
  5. Të ketë ambjente për shërbime sanitare
  6. Të ketë ambjente për shërbimin e ndërrimit të veshjes dhe mbajtjen e mjetevetë punës
  7. Të ketë kontratë me OSSHE dhe UKT
  8. Të ketë kapanon jo më të vogël se 1000 m2
  9. Të ketë pajisje për asortimin e lëndës drusore si:
  • Sakanaster elektrike
  • Sëpatë çarëse elektrike
  • Sharrë druri me disk
  • Motorsharrë profesionale S36

Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me: 

  • Kërkesa e subjektit/individit për pjesëmarrje në konkurrim;
  • Deklarata e hollësishme për vënien ne funksionim të objektit dhe pajisjeve;
  • Gent-plani i pasurisë.
  • Fotokopje e noterizuar e certificates së pronësisë dhe kartelës së pasurisë ose të dokumentacionit që është ndërtuar në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe të procedures për pajisjen me certificate pronësie
  • Përshkrim i gjendjes së ambjentit.
  • Përshkrim i gjendjes së pajisjeve të tij
  • Fotokopje e kartës së identitetit të ofertuesit qiradhënës.
  • Ekstrakti QKR-së (nqs është subjekt tregtar).
  • Oferta e qiradhënësit duhet të specifikojë çmimin mujor të qirasë.
  • Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 06.03.2020, pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit

Njoftim mbi shitjen e materialit drusor!

DAPK (Drejtoria e Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave) pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në cilësinë e strukturës përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në Bashkinë Tiranë, referuar pikës 27, kreu IV, të VKM-së nr.438, datë 08.06.2016 “Për kriteret dhe rregullat e shfrytëzimit të pyjeve dhe të shitjes së materialit drusor e të prodhimeve të tjera pyjore e jopyjore”, ju informon se shitja e materialit drusor të pyjeve publike, me qëllim ngrohjen e popullsisë dhe përdorimi i i tij nga subjektet konsumator, bëhet vetëm nga bashkitë drejtpërsëdrejt te popullata, entet e subjektet private.

Materiali drusor që disponojmë është i llojeve të ndryshme, si Mare, Lis, Shkozë, Ah, etj.

Asortimi i materialit drusor bëhet sipas kërkesave të konsumatorit, në varësi të mënyrës së përdorimit.

Çmimi i materialit drusor është i përcaktuar me VKB të Bashkisë Tiranë.

Blerja e materialit drusor pranë Bashkisë Tiranë ju bën pjesë bashkëpunuese për të minimizuar shitjet ilegale të materialit drusor, dhe mbrojtjes së pyjeve. Të ardhurat nga shitja shkojnë për ripyllëzim.

Informacion:

Email: [email protected]  / tel: 00355 68 201 0960  / Adresa: Rruga e Rexhekrit, Surrel, Tiran

Thirrje për Aplikim për rezervimin e skenës së Amfiteatrit të Tiranës

Amfiteatri i Tiranës ka nisur përgatitjen e kalendarit të ri artistik për sezonin Mars – Nëntor 2019 me aktivitete artistike, edukuese, promovuese, konferenca, diplomime etj.

Ftohen të gjithë të interesuarit të aplikojnë për rezervimin e skenës në linkun: http://apr.codelabour.al/rezervo-amfiteatrin-e-tiranes/ ose duke dërguar email në adresën: [email protected]

Njoftim mbi shitjen e materialit drusor!

Njoftim mbi shitjen e materialit drusor!

DAPK (Drejtoria e Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave) pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në cilësinë e strukturës përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në Bashkinë Tiranë, referuar pikës 27, kreu IV, të VKM-së nr.438, datë 08.06.2016 “Për kriteret dhe rregullat e shfrytëzimit të pyjeve dhe të shitjes së materialit drusor e të prodhimeve të tjera pyjore e jopyjore”, ju informon se shitja e materialit drusor të pyjeve publike, me qëllim ngrohjen e popullsisë dhe përdorimi i i tij nga subjektet konsumator, bëhet vetëm nga bashkitë drejtpërsëdrejt te popullata, entet e subjektet private.

Materiali drusor që disponojmë është i llojeve të ndryshme, si Mare, Lis, Shkozë, Ah, etj.

Asortimi i materialit drusor bëhet sipas kërkesave të konsumatorit, në varësi të mënyrës së përdorimit.

Çmimi i materialit drusor është i përcaktuar me VKB të Bashkisë Tiranë.

Blerja e materialit drusor pranë Bashkisë Tiranë ju bën pjesë bashkëpunuese për të minimizuar shitjet ilegale të materialit drusor, dhe mbrojtjes së pyjeve. Të ardhurat nga shitja shkojnë për ripyllëzim.

Informacion:

Email: [email protected]  / tel: 00355 68 201 0960  / Adresa: Rruga e Rexhekrit, Surrel, Tiranë

Përurimi i Amfiteatrit të Tiranës

Teatri i Hapur i Tiranës i është kthyer dinjitoz parkut të Liqenit Artificial, artistëve, kulturës, publikut dhe brezave. Tirana ka tashmë një tjetër skenë, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar Parkun e Liqenit Artificial në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

Për herë të parë, bashkë në një natë, nën tingujt e hënës, 400 artistë u ngjitën në skenën e Amfiteatrit të Tiranës.

Falenderojmë për mbështetjen:

RTSH – Radio Televizionin Shqiptar, Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Universitetin e Arteve, Shkollën Kombëtare të Baletit, Ministrinë e Mbrojtjes, Ambasadën Greke, Zumba Art, Lincol Centers Albania, Geraldina Sposa, Odisea, Dajti Ekspres, Conad Albania, Birra Stela, Lotaria Kombëtare, AlbKalustyan.

Mirënjohje për artistët e skenave botërore:
Ermonela Jaho, Inva Mula dhe Olen Çesari!

Ftesë – Përurimi i Amfiteatrit të Tiranës

Ftesë – Përurimi i Amfiteatrit të Tiranës

Për herë të parë, bashkë në një natë, nën tingujt e hënës, më 30 Maj, 400 artistë u ngjitën në skenën e Amfiteatrit të Tiranës, e cila ishte mbushur plot e përplot nga qyterarë të të gjitha grupmoshave, për të ndjekur koncertin.

Në koncertin gala “Tingujt e Hënës”, artdashësit e kryeqytetit kishin mundësi që të ndiqnin për më shumë se dy orë tingujt e Olen Cesarit, pjesë muzikale, balet, simfoni, arie, uvertura si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar. Nën dirigjimin e Noorman Widjaja, interpretoi Orkestra e RTSH, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.

Pet Fair Edicioni II

Pas suksesit të Edicionit të Parë, Green Line Albania në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë rikthyen sërish për miqtë e kafshëve shtëpiake “PET FAIR”, i cili u zhvillua sot në ambientet e Kopshtit Zoologjik.

Qindra fëmijë së bashku me prindërit e tyre zgjodhën ta kalonin ditën e sotme mes Panairit të kafshëve shtëpiake, argëtimit në shfaqjen e Cirkut Kombëtar, duke shijuar balet klasik e modern nga qendra “Zumba with Fatilda” apo edhe face painting.

Një performancë e veçantë erdhi sërish për të dytin vit rradhazi nga Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë ku për më shumë se një orë fëmijët u ekzaltuan nga ushtrimet demostrative të policëve katërputroshë!

Miqtë katërputroshë të cilët u shpallën fitues të konkurseve të zhvilluara ishin:

Për kategorinë “Qeni më i bukur”
Vendi i parë: Qenushi Marli Z.
Vendi i dytë: Qenushi Alfa
Vendi i tretë: Qenushi Osho

Për kategorinë “Veshja më trendy”
Vendi i parë: Qeni Kuinni
Vendi i dytë: Qenushi Kendi
Vendi i tretë: Qenushi Boo

Për kategorinë ” Qeni më i zgjuar”
Vendi i parë: Qeni Body (56 kg 😁)
Vendi i dytë: Qenushi Marli A.
Vendi i tretë: Qeni Rolfi

Pet Paradise dhuroi çmime për secilin nga qenushët fitues!

Një ditë e mrekullueshme me diell dhe aktivitete të shumta për vogëlushët e Tir💛nës!

Dita e Pyllrojtësit – mbjellje e 2000 fidanëve në Hekal

kolazh komunikate hekal

Këtë fundjavë aksioni i mbjelljeve u zhvendos në Hekal, një nga ekonomitë pyjore më të dëmtuara nga zjarret e vitit të kaluar. 2000 fidanë pishe, dhuratë e GreenFarm, u mbollën për t’i rikthyer shpresën dhe gjelbërimin kësaj zone pikërisht në këtë ditë të shënuar për mjedisin dhe mirëmbajtjen e pyjeve. Mënyra më e mirë për të kremtuar 95 vjetorin e krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar dhe ditën e pyllrojtësit.

Falenderojmë vullnetarët e aktivistët e Green Line AlbaniaEcovolisBike Club TiranaFakulteti i Veprimtarise Fizike dhe RekreacionitUniversiteti Bujqesor i Tiranes – Fakulteti i pyjeveStudenti TaekwondoKryqi Kuq ShqiptarQendra Stefan / The Stephen Center Restaurant dhe stafeve të Nj. Adm. Petrelë, Bërzhitë, Krrabë, të rinj e të reja që na u bashkuan në mbjelljen e fidanëve! Një falenderim i veçantë dhe për artistin e mirënjohur, Olen Cesari!

        Tiranë, 27 Janar 2018

Mbill një pemë për Shën Valentin

26907185_10156129116741926_4324098339778957970_n

Këtë Shën Valentin bëni një dhuratë ndryshe për të dashurin tuaj! Tregoni dashurinë me një dhuratë afatgjatë që do të vazhdojë të rritet.

Celebroni dashurinë tuaj me mbjelljen e një peme. Le të jetë kjo pemë simbol i dashurisë, që lind si një filiz dhe rritet bashkë me të, ndërsa ne do t`ju mundësojmë një vend në rrethinat e Tiranës.

Bashkia Tiranë ju fton të mbillni pemën tuaj, duke i dhuruar kështu qytetit, shtëpisë sonë të përbashkët më shumë oksigjen, cilësi jete dhe dashuri.

Miqësia dhe dashuria janë degë të së njëjtës pemë, ato shkrihen me njëra-tjetrën dhe i falin trungut jetëgjatësinë e dëshiruar!

Më shumë: http://apr.codelabour.al/une-dhuroj/dhuro-nje-peme/

Fushata “Dhuro pemë për Tiranën”

fushata dhuro peme

Bashkia Tiranë fton individë e subjekte të bëhen pjesë e revolucionit të gjelbër duke Dhuruar Pemë për Tiranën! Kryeqyteti nuk i thyen dot rekordet pa solidaritetin e qytetarëve, biznesve, subjekteve, organizatave e kujtdo tjetër që e do atë. “Një Pemë Çdo Qytetar” apo “Dy Pemë Çdo Një Makinë” si investim për t’a bërë më të bukur e më të jetueshëm Kryeqytetin. Parqet, Pylli Orbital dhe Kurora e Gjelbër janë paja më e mirë që mund t’i lemë brezave që vijnë, akti më domethënës i dashurisë për jetën dhe natyrën. Fushata kurorëzohet në 21 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Çdo ditë është një mundësi e artë për të vizatuar peisazhin e Tiranës me ngjyra, ajër të pastër e blerim.

Apliko dhe Ti dhurimin në linkun: http://apr.codelabour.al/une-dhuroj/dhuro-nje-peme/

Qyteti të është mirënjohës!

Së bashku për Dajti N’Fest 2017!

sponsorat dajti nfest

Dajti N’Fest nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunëtorët tanë! Falenderojmë AKZM dhe EDS Foundation për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Falenderojmë “Natyra 2000” projekt i BE, UNDP Albania, REC, ESPRIT për mbështetjen, Dajti Expres që me bujari ndihmon çdo aktivitet në Malin e Dajtit, Bashkia Mirditë që nxorri nga sepeti i gjysheve Doket dhe Zakonet, Ritet dhe Ritmet, si dhe Agjensinë NBS.

Të pandarë ne çdo aktivitet outdoor Bike Club Tirana, Albanian Motocycling Federation, Federata Shqiptare e Çiklizmit, Rally Albania, Federata Shqiptare e Aeronautikës, Pilot.Al, SteelWings Albania, Gear Bike Albania dhe Travel to Discover Tirana – Faleminderit – si dhe mbështetësit me çmime e dhurata për tre garat e festës.

Për këndin e shijimit e gatimit falenderojmë RTSH (Restorantet Turistike Shqipëtare).
Falenderojmë Qendrën Vullnetare për Emergjencat Civile që na ndjekin e mbrojnë hap pas hapi.
Faleminderit SCAN TV për mbulimin mediatik dhe Redbull, energjik e të papërtuar ngaherë.
Dhe këdo që si Crossfit Stamina me përkushtim e pjesëmarrje dha një dorë në ngritjen e këtij mega eventi – më i bukuri log malor organizuar ndonjëherë në Dajt!

Shihemi sërish në aktivitete të tjera!

#DajtiNFest #TiranaImeOutdoor #EDS #UNDPAlbania #REC #AKZM#DAJTIEkspres

Komunikatë për Peza N’Fest 2016 nga APR – Bashkia Tiranë

Komunikatë për Peza N’Fest 2016 nga APR – Bashkia Tiranë:

Sivjet Bashkia Tiranë dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit organizuan aktivitete të shumta me rastin e Peza N’Fest duke nxitur jetesën aktive, aktivitetet rekreative, sportet e promovimin e destinacioneve natyrore panoramike si Parku i Pezës e Liqeni i Fjollës, hipizmin, notin, kanoet, lojrat e garat e ndryshme. Risi tjetër ishte rikthimi historik i Orkestrës Sinfonike dhe Korit të TKOB me një performancë pjesësh të zgjedhura “Për Ty Atdhe” pas 50 vitesh në Pezë.

Maratona e eventeve kulturore e artistike përfshiu yjet e Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore, Ansamblin Folklorik Tirana, Tirana RinFest nga Qendra Rinore TEN me talentet e reja, Bandën e Ushtrisë, Bandën e Tiranës, për t’u kulmuar me SHOW në mbrëmje deri në orët e para të mëngjesit me muzikë nga Shqipëria e Kosova me Altin Goci, Asgjë sikur Dielli, Rezarta Smaja, DJ Tatu, DJ Flekitza e Vegim etj.

Nata e Gjelbër me Vullnetarët e Ambientalistët, MotoShow, Tregu Artizanal e Ushqimor i zonës, Ecovolis e Pedalon me biçikletat, Parku i Lodrave e shërbimet në Park e bënë Pezën sivjet një zonë familjare, sportive, aventurash, shijimi kuzhine të zonës e zbulimi bukurish natyrore, argëtimi e pushimi aktiv si edhe formimi e edukimi për të vegjlit e të rinjtë përveçse përvjetor nderimi e respekti për heronjtë e Atdheut!

APR njohu pjesmarrësit me planet e projektet për Parkun e Pezës e Fjollës dhe avantazhet e Kurorës së Gjelbër të Tiranës në kthimin e vëmendjes tek jetesa e shëndetshme e aktive. Tirana Ime Outdoor, projekti më i ri i APR – Bashkia Tiranë për aktivitetet në natyrë ishte lajtmotivi i aktiviteteve të sivjetshme të Peza N’Fest – Festa e Bashkimit pa Dallim por edhe një mundësi e shkëlqyer për t’a orientuar publikun drejt atraksioneve natyrore e turistike dhe aktiviteteve në kohën e lirë në parqet e zonat rekreative jashtë qytetit të Tiranës.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e themeluar enkas për misionin e një jetese sa më aktive e për zgjerimin e ofertës rekreative për kryeqytetasit falenderon gjithë mbështetësit e partnerët – me kënaqësi konstatuam që nuk patëm asnjë ngjarje negative gjatë festimeve e aktiviteteve, asnjë problem me qarkullimin, asnjë dëmtim (shiu pengoi aktivitetet përmbyllëse, por ne bëmë gjithçka mundëm, albumet e postuara ilustrojnë se edhe me kaq ja kaluam shkëlqyeshëm) – Sukses ishte dhe realizimi i gjithë aktiviteteve vetëm me fonde sponsorizimi e partnerë, pa prekur arkën e qytetit. Mirutakofshim në Peza N’Fest 2017!

Njoftim mbi Shatrivanin lundrues në Liqenin e Parkut të Madh

Shatrivani lundrues në Liqenin e Parkut të Madh të Tiranës është programuar për ndezje automatike në ora 06:00 dhe fikje automatike në ora 24 për sezonin veror deri në 1 Tetor 2016! Subjektet që mund të jenë duke lundruar në Liqen duhet të tregojnë kujdes sepse në momentin e ndezjes presioni i ujit nga pompimi i Shatrivanit lundrues (i ankoruar në pozicionin në hartën bashkëlidhur) është tejet i lartë! Poashtu, subjektet që mund të lundrojnë pas orës 24 duhet të tregojnë kujdes e të mos përplasen me bazamentin e Shatrivanit në Liqen (foto e strukturës së bazamentit bashkëlidhur)! Lundrimi i çdo lloj forme, frekuentimi i Liqenit është i lejuar vetëm me autorizimin e APR – Bashkia Tiranë! Në Liqen ndalohet notimi dhe peshkimi! Ky njoftim është informues! APR – Bashkia Tiranë nuk mban asnjë përgjegjësi për subjektet që futen e lundrojnë në Liqen pa autorizimin tonë dhe për çdo pasojë që u shkaktohet! Nga ana tjetër për çdo dëm në bazamentin apo paisjen e Shatrivanit Lundrues në Liqen do ketë detyrim për dëmshpërblim të plotë!

Nga krijimi i APR deri më sot – Takimi i datës 15 qershor 2016

Ndryshe nga drejtoritë e tjera të Bashkisë Tiranë, APR ka vetëm 7 muaj aktivitet nga themelimi, përmbledhur në muajt Nëntor 2015 deri sot, mbështetur në eksperiencat më të mira të kryeqyteteve që duam t’u ngjajmë si edhe në respekt të angazhimit elektoral për një kthesë historike në marrdhënien e qytetit me Parqet, Kurorën e Gjelbër, Pyjet, Jetesën e Gjelbër, Bimësinë Dekorative dhe Aktivitetet në Natyrë. Në vetëm 7 muaj, falë kthimit të këtij sektori në një prioritet, ja dolëm të kemi një Agjenci Parqesh dhe Rekreacioni me një profil aktiv, imazh e impakt publik të shkëlqyer dhe të fitojmë shumë kohë të humbur nga asgjëbërësit. Kthyem në fjalorin e ditës termat: Park, Luaj Kudo, Tirana pa Makina, Art Publik, Pedalon, Vizatim Peisazhi dhe Rekreacionin si një nga komponentët më të rëndësishëm të jetës për qytetarët e Tiranës.

Gjendja e arkës së Bashkisë Tiranë, ashtu siç e gjetëm, do të dekurajonte edhe më optimistët, situata mjerane e logjistikës që trashëguam do t’i priste gjunjët edhe më të çmendurve për punë, sirtaret e projekteve bosh dhe gjendja e degraduar rëndë e aseteve në terren do justifikonin mosarritje për vite e vite me rradhë. Por ne nuk erdhëm për të mbushur borderotë, as për stafeta militantësh, nuk erdhëm as për të bërë sikur e as për të kaluar kohën rehat. Erdhëm për të kthyer Tiranën në Drejtimin e Duhur!

Në vetëm 7 muaj, me moton 7 ditë të javës në punë, paradite e pasdite, APR mishëroi qëllimin e krijimit, jetëzoi vizionin e Bashkisë Tiranë dhe ndonëse në kushte të pafavorshme logjistike e buxhetore arriti të përballojë emergjencat, të rikthejë normalitetin në tërë sektorët sa i përket mirëmbajtjes dhe, më e rëndësishmja, APR u bë katalizator projekt-idesh (vetëm në Konferencën SmartCity prezantuam 42 Fisha) e aktivitetesh. Për herë të parë raporti i njeriut me natyrën dhe jetesën aktive administrohet i ndërthurur me punën për peisazhin jeshil, kujdesin për parqet, projektimin e shesheve rekreative, kujdesin për pyjet e bimësinë, ekosistemet, biodiversitetin dhe infrastrukturën rekreative të territorit të Bashkisë Tiranë, tashmë 25 herë më i madh prej reformës territoriale e administrative. Ndërveprimi, pjesëmarrja, frekuentimi nga publiku bëhen objektiva kryesore të punës së APR, duke dhënë përmasë misioni edukativ dhe rol direkt për cilësinë e jetës së kryqytetasve, përkundër modelit arkaik të ndërmarrjeve komunale “rregullo ç’u prish, avash avash”.

Me formësimin e APR Bashkia Tiranë i dha sy, zë e mendje sektorit të Parqeve e Aktiviteteve në Natyrë. Struktura e re e APR operon sot me një Atelier dizajni, peisazhi e inovacioni si edhe me një Inspektoriat “Tirana Park Rangers” për monitorim e kontroll më të specializuar në njësitë rekreative. Drejtoria e re e Planifikimit dhe Zhvillimit të qendrueshëm në vetëm 7 muaj është bërë pjesë e procesit të PPV të ri dhe e dhjetra projekteve ndërsektoriale ndërsa Drejtoria e re e Rekreacionit (Tirana Ime Outdoor) në vetëm 7 muaj ka realizuar 40 aktivitete rekreative në natyrë të cilat kanë kapur një pjesmarrje prej 190 mijë  frekuentuesish, me cilësi por edhe me një bilanc tepër pozitiv kosto/për frekuentues.

Impakti social dhe ekonomik për komunitetin e territorin është një tjetër pikësynim i yni këmbëngulës. Gjatë javës përmirësojmë parqet, në fundjavë ndezim aktivitetet, Atelier projekton, REja tërë hijeshi, Parku i ri i Lojrave gëlon nga frekuentimi – Parqe të Bukura, Njerëz të Shëndetshëm, të Lumtur!

Një tjetër tregues domethënës i punës së APR këto 7 muaj është gjenerimi, mobilizimi, aktivizimi i finacimeve të të tretëve; donatorë, filantropë, mbështetës, bamirës, sponsor për projekte, ide, nisma, punë e të mira publike. Për periudhën Nëntor 2015 – Qershor 2016 vlera e kontributit nga të tretët, me mbështetjen e vazhdueshme të Bashkisë Tiranë është plot sa trefishi i shumës që APR kishte në dispozicion nga buxheti! Serioziteti, pasioni e profesionalizmi na janë shpërblyer në formë direkte në besim, solidaritet e mbështetje, përkthyer kjo në të mira direkte për komunitetin.

Kjo kërkon përkushtim e mendje të hapur, dëshirë konstante për të përkrahur e kurrë për të penguar, kujtesë se nuk kemi ardhur për të qenë në rregull duke mos bërë asgjë. Në vetëm 7 muaj shtuam kapacitetet, rritëm impaktin për cilësinë e jetesës në Kryeqytet  dhe kjo ndërsa strukturohemi e ndërtohemi si organizatë, me 0 trashëgimi e teksa muaj pas muaji shtohen përgjegjësitë e delegimet. Kjo na bën koshient se në rregjim normal pune i detyrohemi publikut edhe më shumë rezultate!

Në terren kemi realizuar vërtetë shumë në 7 muaj – 6700 mbjellje bimësie dekorative të reja, 1.3 milionë m2 kositur e pastruar, 3500 ton evadime, 20 mijë m2 lirim hapësirash publike, 30 mijë m2 rigjelbërim, rikualifikime e rehabilitime, të gjitha flasin për rezultate rekord që do duhet shumë punë t’i tejkalojmë vitin e dytë. Parku i Madh i Liqenit është bërë zona më e frekuentuar e Tiranës.

Në 7 muaj kemi trefishuar vizitorët në Kopështin Zoologjik duke përmirësuar pritjen dhe argëtimin për gjithë moshat, duke krijuar zona me kafshë të buta në kontakt me fëmijët, aktivitete dhe duke rritur kushtet e sigurisë në kompleks. I dhamë prioritet përmirësimit të parkut të gjelbër të këtij aseti deri në përfundimin e projektit të Tirana Zoo Park të ri. Nga një horror e kthyem në një zonë idilike.
Një rëndësi të madhe për APR ka ulja e shpenzimeve administrative dhe rritja e investimeve në shërbim direkt të komunitetit e në të mirë publike. Kështu, në vetëm 7 muaj kursyem nga këto fonde duke bërë të mundur që plot 10 milionë Lekë të reja (ose 71 mijë Euro) të rialokohen për sheshe rekreative, investime në parqe e objekte shërbimi për publikun. APR është në impenjim të vazhdueshëm që e gjithë mbështetja që na është dhënë nga Bashkia Tiranë, që është e jashtëzakonshme, të jetë sa më e kthyeshme në të mira materiale e shërbime më të mira për taksapaguesit dhe zhvillim të qendrueshëm.

Një kujdes i veçantë i është kushtuar modernizimit të mjeteve të punës, logjistikës, në funksion të rritjes së rendimentit e të uljes së shpenzimeve operative, të uljes së ndotjes dhe të sigurisë në punë.

APR ka sot një puls të lartë në rrjetet sociale, një website tepër të pasur me informacion, vëmëndje ndaj çdo ankese e denoncimi në aplikacionin Tirana Ime dhe një prezencë të gjerë në programet me komunitetin, dëgjesat, transparencën publike, në media, në këshillimet e rrethet e shoqërisë civile.

Ky volum pune nuk mund të përballohej nëse nuk do kishim kryer një proçes rekrutimi profesional për një strukturë funksionale dhe nëse nuk do kishim përmirësuar strukturën e pagave.  Cilësia e akteve e relacioneve, materialeve e propozimeve për Kabinetin e Këshillin Bashkiak ka qenë tepër i vlerësuar.

 

Blendi Gonxhja – Drejtor i Përgjithshëm

Agjencia e Parqeve  dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë

Njoftim

13012850_555387921316072_2529784884070992454_nSot, datë 19 Prill, ora 17:00 pranë Njësisë Administrative Nr. 6 (Kombinati), organizohet dëgjesa e dytë mbi Projektin e Parkut Rekreativ të Rezervuarit të Kasharit, nga Njësia Administrative Kashar, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë. Ftohen tërë të interesuarit të marrin pjesë në këtë dëgjesë publike ku do mbahen shënim pyetje-përgjigjet e ndryshme mbi projektin.