Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, fton subjektet e interesuara për të bashkëpunuar në fushën e turizmit, me qëllim vendosjen e trenit turistik në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

  1. Të dhënat e itenerarit të propozuar janë:
  • Gjatësi maksimale itenerarit: 4700 m
  • Gjërësia maksimale itenerarit: 2.5 m
  • Pozicioni i shtrirjes: Rreth liqenit artificial
  • Numri maksimal i ndalesave: 4 (katër)

Subjekti që do të operojë me trenin turistik, duhet të kryejë investimet e duhura në lidhje me (a) sinjalistikën paralajmëruese (b) strukturat e ndalesave (c) stacionin/pikën e karikimit të baterisë së trenit.

  1. Të dhënat teknike që duhet të përmbushë treni turistik janë:
  • Lloji i Motorrit: Elektrik
  • Numri maksimal i vagonëve (përveç lokomotivës): 3 (tre)
  • Përmasat maksimale lokomotivës (mm): 4300x2000x2300
  • Përmasat maksimale të vagonit (mm): 3900x1800x2500
  • Pesha maksimale (lokomotivë+vagon): 3700 kg
  • Lloji i rrotave: Material plastik (gomë automjeti)
  • Kapaciteti maksimal mbajtës për vagon: 25 persona
  • Shpejtësia maksimale: 30 km/orë
  • Treni duhet të jetë i pajisur me sisteme sigurie për pasagjerët, sistem zanor paralajmërimi dhe sistem ndriçimi.

III. Subjektet që do të shprehin interes për vendosjen dhe operimin e trenit turistik, duhet të depozitojnë pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dokumentacionin si vijon:

  • Kërkesën për shprehjen e interesit ku të jenë specifikuar të dhënat e subjektit, një përmbledhje e eksperiencës së subjektit, dhe mënyra e propozuar për vendosjen në funksion të trenit turistik për kryerjen e shëtitjeve;
  • Ekstrakt tregtar ose vendim gjykate në rastet e OJF-ve (fusha e veprimtarisë së subjektit duhet të përkojë me objektin e bashkëpunimit të kërkuar);
  • Kopje të dokumentacionit (kontrata, marrëveshje, vërtetime) që provon eksperiencat e ngjashme;
  • Kontratën e punës me drejtuesin/drejtuesit e trenit turistik;
  • Pjesë të katalogut të trenit turistik ku të jenë specifikuar të gjitha të dhënat teknike të trenit turistik që propozohet për t’u vendosur në PMLAT (katalogu duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe).

I gjithë dokumentacioni duhet të jetë orgjinal ose kopje të noterizuara (me përjashtim të katalogut) dhe në rastet e dokumentacionit që është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë shprehjet e interesit dhe dokumentacionin shoqërues brenda datës 23.04.2021, pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit

Subjekti që do të lidhë marrëveshjen do të përzgjidhet mbi bazën e plotësimit të kritereve të mësipërme. Në rastin ku dy ose më shumë subjekte do të plotësojnë kriteret përkatëse, do të përzgjidhet për bashkëpunim subjekti i cili ka depozituar dokumentacionin i pari në protokollin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.