Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kërkon të marrë me qira për magazinimin, zhvillim dhe mirëmbajtje të moduleve të lodrave, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

I. Kriteret për ambjentin e magazinimit dhe tregtimit të lëndës drusore:

  1. Të jetë ambjent i mbyllur jo më pak se 245 m2, me lartësi jo më pak se 5 m;
  2. Ambienti duhet të ofrojë siguri për materialet që do të magazinohen;
  3. Të ketë aksesin e hyrjes/daljes,
  4. Të jetë në distancë jo shumë të madhe nga aksi qëndror i qytetit të Tiranës dhe brenda njësive administrative urbane të qytetit;
  5. Të ofrojë kushte të pështatshme për magazinim dhe i mbrojtur nga  ndikimi i kushteve atmosferike (dielli, lagështia, etj.).
  6. Të ketë lidhje (kontratë) me rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetin ujësjellës-kanalizime;

II.  Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin si vijon:

  1. Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
  1. Ofertën, ku të jetë specifikuar çmimin mujor të qirasë (lek/muaj);
  1. Ekstrakt tregtar i subjektit (i vulosur elektronikisht) ose dokument identifikimi (ID) në rastin e oferuesve individ;
  1. Dokumentacionin që provon pronësinë/disponimin e ambjentit të magazinimit (Certifikatë pronësie shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese, kontratë qiraje, kontratë porosie/sipërmarrje etj.). Në rast se sipërfaqja e ambjentit nuk është pronësi të Subjektit ofertues, subjekti duhet të paraqesë kontratë qiraje të lidhur para noterit e cila duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e kontratës së qiramarrjes, shoqëruar me dokumenacionin e pronësisë;
  1. Genplan/planimetri të ambjentit;
  1. Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar aksesin e hyrjes/daljes, kushtet e ambientit dhe sigurinë; 
  1. Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar lartësinë e ambjentit jo me pak se 5 m.
  1. Kopje të librezave të lëshuara nga shoqëritë OSHEE Sh.a/FSHU Sh.a dhe UKT Sh.a;

Shënim:

– Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

– Cmimi i qirasë së ofertuar nga subjektet, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.

– Detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike dhe ujit gjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

  Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezervon të drejtën për të verifikuar të gjitha kushtet e ambienteve e magazinimit, duke kyer verifkimet në ambjentet përkatëse nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

– Afati i parashikuar i qiramarrjes, do të jetë 3 vjet nga data e nënshkrimit të kontratës.

  • Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 09.06.2021, pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit

Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga APR (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.

Oferta fituese do të jetë oferta me çmimin më të ulët (oferta ekonomikisht më e favorshme), e cila plotëson të gjitha kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimi për marrje me qira ambjenti” publikuar në website-in zyrtar.