NJOFTIMI PËR MARRJE ME QIRA AMBJENTI

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kërkon të marrë me qira ambjent të përshtashëm magazinimin dhe tregëtimin e materialit drusore, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

Kriteret për ambjentin e magazinimit dhe tregtimit të lëndës drusore: 

  1. Të ketë siperfaqe trualli jo më pak se 3500 m2;
  2. Trualli duhet të jetë brenda territorit të Njësive Administrative Urbane të Bashkisë Tiranë;
  3. Të ketë aksesin e hyrjes/daljes;
  4. Të jetë, e rrethuar me mure jo me pak se 2m lartesi, e shtruar me beton ose asfalt dhe e sistemuar ku të përfshihet dhe rrejeti i sistemimit të kanalizimeve dhe ujrave.
  5. Të ketë ambjente për shërbime sanitare.
  6. Të ketë ambjente për shërbimin e ndërrimit të veshjes dhe mbajtjen e mjeteve të punës.
  7. Të ketë lidhje (kontratë) me rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetin ujësjellës-kanalizime;
  8. Të ketë mjete transporti:
  • Nje pirun për lëvizje të materialit drusor brenda pikës jo më pak se 3 ton kapacitet ngritës.
  • Nje kamioncine jo me pak se 1 tonë
  • Nje automjet transporti jo me pak se 4+1 vende ulur

Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin si vijon:

  1. Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
  2. Ofertën, ku të jetë specifikuar çmimin mujor të qirasë (lek/muaj).
  3. Ekstrakt QKR (i vulosur elektronikisht)
  4. Certifikatë pronësie shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese të lëshuar nga ZVRPP/ASHK. Në rast se sipërfaqja e truallit nuk është pronësi të Subjektit ofertues, subjekti duhet të paraqes kontratë qiraje të lidhur para noterit e cila duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e kontratës së qiramarrjes, shoqëruar me dokumenacionin e pronësisë së truallit.
  5. Gent-plan të sipërfaqes së truallit;
  6. Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar aksesin e hyrjes/daljes
  7. Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar rrethimin me mure jo me pak se 2m lartesi, shtrimin me beton ose asfalt dhe sistemimin, rrjeti i sistemimit të kanalizimeve dhe ujrave
  8. Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar ambjentet e shërbimit sanitar.
  9. Deklaratë shoqëruar me foto përkatëse, për të vërtetuar ambjentet për shërbimin e ndërrimit të veshjes dhe mbajtjen e mjeteve të punës vërtetuar.
  10. Kopje të librezave të lëshuara nga shoqëritë OSHEE Sh.a/FSHU Sh.a dhe UKT Sh.a.
  11. Kopje të deklaratës doganore të zhdoganimit ose fatura e blerjes brenda vendit, për të vërtetuar pronësinë e pirunit. Në rast se piruni është në përdorim duhet të paraqitet kontrata e qirasë e lidhur para noterit, e cila duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e qiramarrjes, shoqëruar edhe me deklaratën doganore të zhdoganizmit ose faturën e blerjes brenda vendit.
  12. Kopje të dokumentacionit të automjeteve të përbërë nga: (a) certifikata e pronësisë, (b) leja e qarkullimit, (c) vërtetimi i pagimit të taksave vjetore, (d) certifikata e kontrollit teknik vjetor, (dh) siguarcion i vlefshëm (TPL);
  13. Në rast se automjetet janë në përdorim duhet të paraqiten për secilin automjet kontratat e qirave të lidhura para noterit të cilat duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e Kontrattës së Qirasë me APR-në, shoqëruar edhe me (a) certifikatën e pronësisë, (b) lejen e qarkullimit, (c) vërtetimin e pagimit të taksave vjetore (d) certifikatën e kontrollit teknik vjetor, (dh) siguarcion të vlefshëm (TPL).

Shënime:

– Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

– Cmimi i qirasë së ofertuar nga subjektet, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhina e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.

– Detyrimet që lindin për mirëmbajtien e mjeteve, taksat përkatëse si dhe detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike dhe ujit gjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

 

–  Subjekti ofertues para lidhjes së kontratës  duhet të ketë:
* Kopje të çertifikatës elektronike për Fiskalizimin, për tatimpaguesit që përdorin    Platformën Qëndrore të Faturave.
*Kopje të çertifikatës elektronike për Fiskalizimin dhe kopje të vlefshme të kontratës së lidhur me shoqërinë e Çertifikuar për zgjidhjen software-ike në përdorim, për tatimpaguesit që lëshojnë faturat nëpërmjet zgjidhjes Softwar-ike.

– Afati i parashikuar i qiramarrjes, do të jetë nga data e nënshkrimit deri më 31.12.2023

  • Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 21.04.2021, pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit

Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga APR (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.

Oferta fituese do të jetë oferta me çmimin më të ulët, ose oferta ekonomikisht më e favorshme, i cila plotëson të gjitha kritereve dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimi për marrje me qira ambjenti” publikuar në website-in zyrtar.