Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kërkon të marrë me qira ambjente për përdorim zyra administrative, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

Kriteret për ambjentin e zyrave administrative:

  1. Sipërfaqja e shfrytëzueshmë të jetë jo më pak se 570 m2. ;
  2. Të ketë minimumi një vend parkimi automjeti;
  3. Të ketë lidhje (kontratë) me rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetin ujësjellës-kanalizime;
  4. Ambjenti të jetë brenda territorit urban të qytetit të Tiranës;
  5. Sipërfaqja të jetë e ndarë në ambjente të veçanta, të përshtatshme për zyra administrative;
  6. Sipërfaqja e nevojshme të jetë në të njëjtën godinë.

Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin si vijon:

  1. Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
  2. Ofertën, ku të ketë specifikuar çmimin mujor të qirasë (lek/muaj);
  3. Ekstrakt tregtar i subjektit (i vulosur elektronikisht) ose dokument identifikimi (ID) në rastin e ofertuesve individ;
  4. Dokumentacionin që provon pronësinë/disponimin e ambjentit (Çertifikatë pronësie shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese, kontratë qiraje, kontratë porosie/sipërmarrje apo çdo akt tjetër që përbën titull pronësie sipas legjislacionit shqiptar në fuqi). Në rast se sipërfaqja e ambjentit nuk është pronësi të Subjektit ofertues, subjekti duhet të paraqesë kontratë qiraje të lidhur para noterit e cila duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e kontratës së qiramarrjes, shoqëruar me dokumenatcionin e pronësisë;
  5. Planimetri të ambjentit të hartuar nga specialist i licensuar;
  6. Kopje të librezave të lëshuara nga shoqëritë OSHEE Sh.a/FSHU Sh.a dhe UKT Sh.a;

Shënim:

– Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

– Çmimi i qirasë së ofertuar nga subjektet, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.

­-  Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezervon të drejtën për të verifikuar të gjitha kushtet e ambienteve, duke kyer verifkimet përkatëse nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

– Afati i parashikuar i qiramarrjes, do të jetë 3 vjet nga data e nënshkrimit të kontratës.

  • Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 01.12.2022, pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit

Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga APR (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.

Oferta fituese do të jetë oferta me çmimin më të ulët (oferta ekonomikisht më e favorshme), e cila plotëson të gjitha kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimi për marrje me qira ambjenti” publikuar në website-in zyrtar.