
Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës iu shtuan 50 pemë!
Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës iu shtuan 50 pemë, dhuratë nga “Mançka Internacional Transport”! Pronari i kësaj kompanie transporti, Artan Mançka, solli nga Bilishti për parkun tonë 15 pemë Bli, 15 pemë Vidh, 9 pemë Vadhëz, 1 pemë Frashër dhe 10 pemë Katalbë, të cilat u mbollën në pjesën jugore të parkut nga specialistët tanë të terrenit! Faleminderit për këtë dhuratë të çmuar ndaj parkut dhe qytetit tonë!