E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Memoriali “Francesk Radi”

Në përkujtim të 1-vjetorit të ndarjes nga jeta të kantautorit të njohur shqiptar, Françesk Radi, nderuam figurën e tij me vendosjen e bustit, në vendin më të dashur, ku me kitarën e pandashme krijoi dhe meloditë e para.

I diplomuar në Akademinë e Arteve, Françesk Radi është i mirënjohur për publikun shqiptare jo vetëm si këngëtar, por edhe si kompozitor dhe instrumentist. Ai i përket brezit të arstistëve të viteve ’70 të cilët në kundërshtim me dogmat e regjimit komunist u përpoqën të sillnin një erë të re në muzikën e lehtë shqiptare, veçanërisht pop-rrokut. Dy këngët që e bënë atë të njohur për dashamirësit e muzikës ishin “Adresa” dhe “Biçikleta”. Me zërin e tij të veçante Radi u bë pjesëmarrës i shumë festivaleve të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, përfshi këtu edhe Festivalin e 11-të në vitin 1972, ku interpretoi këngën “Kur dëgjojmë zëra nga bota”.
I goditur nga regjimi, Radi punoi për një periudhë kohe si mesues në Pukë, instrumentist dhe këngëtar në estradën e shtetit.
Në fillim të viteve 90-të, ai u angazhuar si redaktor muzike pranë redaksisë së krijimtarisë muzikore në Radio Tirana. Po në këtë kohë Radi iu rikthye festivalit të këngës, duke dominuar skenën e tij nga viti 93 deri në 2010-tën. Françesk Radi spikati për ritmet e veçanta që solli, sikundër për interpretimin karakteristik të tij. “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, janë disa nga hitet e e Françesk Radit të cilat kanë mbetur në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare. Françesk Radi ndërroi jetë më moshën 67-vjeçare më 3 Prill 2017.