E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Memoriali i Ibrahim Kodrës

Piktor – Nder i Kombit

Ibrahim-Kodra_1
Ibrahim Kodra lindi në Ishëm me 22 prill të vitit 1918. Shumë shpejt u zhvendos në Tiranë për të mësuar në shkollën “Naim Frashëri” ku vazhdoi studimet deri në moshën 20 vjeçare. Në vitin 1938 i akordohet bursë studimi nga Oborri Mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë dhe prej asaj kohe Ibrahim Kodra nuk kthehet më në Shqipëri. Studimet e nisura në Romë ai i përfundon në Milano, pranë Akademisë së Brerës. Kodra ekspozon në Romë, Milano, Venezia, Paris, Beograd, New York, krijon raporte dhe krahasohet me piktorë të mëdhenj si Picasso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, krijon lidhje dhe miqësi me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë që nga Eugenio Montale te Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta. Kodra konsiderohet nga kritika si piktor me famë botërore në fushën e artit pamor kubist dhe si një pasardhës i denjë i piktorit baba të artit kubist, Pablo Picasso
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara në muze private, koleksioniste dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara. Në respekt të vullnetit të fundit të të ndjerit Memoriali është vendosur pranë Panteon-it në Tiranë në Parkun e Madh të Liqenit, në krah të figurave të mëdha të kombit si Vëllezërit Frashëri, Faik Konica. Ky është nderimi i vendit të tij për figurën e madhe të Ibrahim Kodrës. Piktorit i është akorduar nga Presidenti i Republikës edhe titulli më i lartë “Nder i Kombit”.
Gjithashtu, ky memorial pranë Panteonit formëzon kolanën e respektit për të mëdhenjtë e kombit shqiptar, të cilët kanë lartësuar emrin e Shqipërisë në nivele ndërkombëtare.

ibrahim