Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Parku Botanik

    Kopshti Botanik i Tiranës daton prej vitit 1971 dhe përfshin një sipërfaqe prej rreth 15 ha. Në të rriten rreth 1.400 lloje dhe nënlloje bimore, kryesisht të vendit tonë. Kopshti nuk është nën administrimin e APR pasi është pjesë e Universitetit të Tiranës dhe i shërben shkollave në mbarë vendin. Ai përdoret për qëllime edukimi, si atraksion turistik dhe konsiderohet si një parajsë e vogël e gjelbër. Pothuaj 2,000 specie dhe gene ekzotike rriten në të.

    Kopshti Botanik publikon vazhdimisht Treguesin e Farave dhe ka marrëdhënie me rreth 160 Kopshte Botanike të botës. Ai është anëtar i Internacionales së Ruajtjes së Kopshteve Botanike (BGCI). Kopshti Botanik është njëkohësisht Institucion Mësimor dhe Edukues.

    Ndërkohë shërben edhe si qendër shplodhëse dhe informuese edhe për qytetarët, veçanërisht në lidhje me problemet e florës e bimësisë shqiptare e natyrës në përgjithësi, sidomos të problemeve që kanë të bëjnë me evidentimin e vlerave dhe ruajtjen e saj.

    Përpos gjithë funksioneve të tjera, është zgjedhur shpesh edhe si dekor për albumet fotografike për të lidhurit rishtaz në martesë. Shumë çifte kryeqytetase ceremonialin e martesës e kanë të lidhur me pamjet nga Kopshti Botanik.