Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Akademia e Çiklizmit

    Akademia më e re e Çiklizmit në Tiranë nga 1 qershori i 2023, gati për të stërvitur fëmijët e kryeqytetit, që duan të mësojnë biçikletën, pse jo të bëhen edhe kampionë të çiklizmit në të ardhmen.

    Akademia e Çiklizmit në Parkun e Madh të Liqenit, një nga projektet më të rëndësishëm të APR, është konceptuar jo vetëm në shërbim të përmirësimit dhe rritjes së mundësive rekreative në park, në përputhje me nevojat e komunitetit për më shumë mundësi për aktivitete sportive, edukative, shoqërore, argëtuese, aktive dhe të shëndetshme, por edhe për të evokuar Tiranën dhe emblemat e kryeqytetit.

    Projekti plotëson nevojat e të gjithë grupmoshave të komunitetit, duke përfshirë pistën e biçikletave, modulet e lodrave për fëmijë, rekreacion pasiv për të rritur.

    Akademia është konceptuar si një park shumëfunksional, me pistën e biçikletave e shtruar me asfalt blu të thellë, që e përshkon rreth e përqark një rrethrrotullim dhe rruga njëkalimshme. Përgjatë gjithë rrugës do të jenë të vendosura tabela sinjalistikë, duke u mundësuar fëmijëve që të njihen me sinjalistikën rrugore.

    Fëmijët nga mosha 9 – 12 vjeç do të kenë mundësi të ndjekin orën teorike dhe të zhvillojnë praktikën në pistën e çiklizmit, të udhëhequr nga stafi i trajnuar i APR.

    Për të rezervuar orë pranë Akademisë së Çiklizmit: Rezervo

    *Fakt intersant mbi dokumentimin e rregullores së parë për përdorimin e biçikletave.

    Një nga personalitetet e njohura të administratës shqiptare Hil Mosi (1883-1933), në një nga detyrat si prefektit, ku u shqua si drejtues i zoti duke vendosur norma të ngjashme me ato të qyteteve austriake. Kjo vihet re dhe nga rregullorja e parë e biçikletave në Shqipëri, të cilën ai e hartoi kur ishte prefekt i Korçës.

    Sipas një shkrese që i dërgonte Ministrisë së Brendshme më 15 janar 1926, ai e vinte në dijeni këtë dikaster se për shkak të disa incidenteve të vogla që kishin ndodhur në qytetin e Korçës nga biçiklistë të pastërvitur mirë, e kishte parë të arsyeshme të miratonte një rregullore. Sipas saj, çdo biçikletë duhej protokolluar në Bashki me një numër i cili do të vendosej prapa saj; ajo duhej të ishte e pajisur me bori, për të sinjalizuar këmbësorët; të kishte një llambë për tu ndezur në mbrëmje ose kur kishte mjegull. Biçikletat nuk duheshin përdorur kur kishte fëmijë, në raste tubimesh ose festash; ata që nuk kishin fituar aftësitë e nevojshme, nuk duhej ta përdornin biçikletën në qytet; ndërsa për fillestarët kërkohej që ta mësonin në periferi. Shkelja e kësaj rregulloreje parashikonte gjoba dhe masa të tjera administrative.

    Rregullore dhe procedura të tjera të ngjashme për mbarëvajtjen e përdoruesve të biçikletave në kryeqytet do të përpilohen edhe në vitet në vazhdim. Por e para mbetet ajo e Hil Mosit në vitin 1926.