

E konceptuar si një hapësirë sportive dhe rekreative, fushat multisportive në Parkun e Madh të Liqenit, përdoren për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme si aerobi, crossfit, joga, kampionate futbolli, rregbi dhe mbi të gjitha për ndeshje futbolli për këdo që organizohet në skuadra dhe ka dëshirë të zgjedhë parkun e liqenit për të zhvilluar një ndeshje mes miqsh. Si promotorë të jetesës së gjelbër dhe aktive Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë menaxhon dhe mirëmban këtë ambient, jo vetëm për të rriturit, por edhe për argëtimin e fëmijëve. Fushat Multisportive te Parku i Madh i Liqenit kanë një sipërfaqe prej 3770 m2
Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nr. 31. dt. 06 prill 2022 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 158, datë 26. dhjetor. 2019, “Për sistemimin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar, më poshtë tarifat për përdorimin e fushave multisportive në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës dhe fushën e futbollit në Laprakë.
Fushë volejbolli: Biletë për individ ose grup prej 12 personash – 1400 lekë/kohëzgjatja 60 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 2000 lekë/kohëzgjatja 60 min. Studentët 50% të vlerës.
Fushë basketbolli: Biletë për individ ose grup prej 10 personash – 1300 lekë/kohëzgjatja 60 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 2000 lekë/kohëzgjatja 60 min. Studentët 50% të vlerës.
Fushë futbolli: Biletë për individ ose grup prej 14 personash – 2000 lekë/kohëzgjatja 90 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 2500 lekë/kohëzgjatja 90 min. Studentët 50% të vlerës.
Fusha e Laprakës: Biletë për individ ose grup prej 22 personash – 5000 lekë/kohëzgjatja 90 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 6000 lekë/kohëzgjatja 90 min. Studentët 50% të vlerës.