E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Parku Olimpik

Parku Olimpik është një kompleks modern që mbledh bashkë të gjitha strukturat zinxhir të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën si dhe lojërat me dorë. Dushe, sauna, dhoma zhveshjesh të ndara, akomodim i veçantë për federatat, një fushë olimpike rreth 3 mijë metra katrorë, janë disa nga ambjentet që përmban kjo strukturë e inauguruar në Qershor 2017. Projekti i plotë do të realizohet në dy faza dhe përfshin godinën me ambjente dedikuar administratës, godinën e FSHF, pallatin e sportit, pishinën olimpike, fushë futbolli, basketbolli, volejbolli dhe tenisi, e gjitha e shtrirë në një sipërfaqe rreth 25 mijë m2.

*Parku Olimpik është nën kujdesin dhe ruajtjen e APR.

*Me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës nr. 64, datë 7.06.2019 “Për Ofrimin e shërbimeve që përfitohen falas apo me çmime të reduktuara në Bashkinë e Tiranës nga përdorimi i kartës së studentit”, asetet nën administrimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit ku përfitojnë me kartën e studentit janë:

•Salla e lojrave me dorë “Feti Borova” – Aktivitete të ndryshme sportive për grupe të rinjsh në sallën e pallatit të sportit Tirana Olimpik Park nga 10.000lekë/ora në 5.000 lekë/ora

•Aktivitete të ndryshme të organizuara në hollin e pallatit të sportit Tirana Olimpik Park, nga 30.000 lekë/ora në FALAS.

•Aktivitete sportive të ndryshme mbi një dite në pallatin e sportit Tirana Olimpik Park 100.000 leke/dita në 50.000 lekë/dita.

•Organizime të ndryshme fetare, kulturore, politike në pallatin e sportit Tirana Olimpik Park 120.000 lekë/dita në 60.000 lekë/dita