Ballkoni Rekreativ i Dajtit ndodhet në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit, në shpatin perëndimor të Parkut Kombëtar të Dajtit, në lindje të kryeqytetit. Ai përfaqëson një fragment të nivelit të tarracës detare të formuar miliona vjet më parë (helvecian), nga veprimtaria e valëve të detit. Është e gjatë rreth 2 km dhe e gjerë rreth 800 m. Tarraca është një fushë me livadhe, përreth së cilës ka pyje ahu. Fronti i saj në perëndim është shumë i thepisur. Kjo tarracë ka vlera shkencore didaktike, ekologjike dhe turistike, të karakterit vendor. Për të vizituar këtë monument merret rruga automobilistike 26 km Tiranë – Linzë – Dajt.
Udhëtimi me teleferik është një opsion i ri i transportit që nga viti 2005.