Në kuadër të sezonit të ri të mbjelljeve, People in Focus Albania na u bashkua në nismën “Dhuro pemë për Tiranën”, duke kontribuar me 80 pemë Rrap në Liqenin e Prushit. Së bashku me vullnetarët e “People in Focus” pastruam dhe mbollëm pemët e dhuruara pranë Liqenit të fshatit Prush, një investim i mirë dhe afatgjatë për të ardhmen e komunitetit.