E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Përurimi i Amfiteatrit të Tiranës

Përurimi i Amfiteatrit të Tiranës

Amfiteatri i Tiranës i është kthyer dinjitoz Parkut të Liqenit Artificial, artistëve, kulturës, publikut dhe brezave. Tirana ka tashmë një tjetër skenë, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar Parkun e Liqenit Artificial në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

Për herë të parë, bashkë në një natë, nën tingujt e hënës, 400 artistë u ngjitën në skenën e Amfiteatrit të Tiranës.

Falenderojmë për mbështetjen:

RTSH – Radio Televizionin Shqiptar, Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Universitetin e Arteve, Shkollën Kombëtare të Baletit, Ministrinë e Mbrojtjes, Ambasadën Greke, Zumba Art, Lincol Centers Albania, Geraldina Sposa, Odisea, Dajti Ekspres, Conad Albania, Birra Stela, Lotaria Kombëtare, AlbKalustyan.

Mirënjohje për artistët e skenave botërore:
Ermonela Jaho, Inva Mula dhe Olen Çesari!