
Pranverë dhe shtigje!
Pranverë dhe shtigje! Ajër i pastër, natyrë, histori, argëtim, energji dhe mbi të gjitha, fare pranë Tiranës! Pas Syrit të Cikllopit zgjodhëm t’u prezantojmë me shtegun piktoresk Tagan – Kalaja e Petrelës. Eksplorimi i tij është mjaft i lehtë, madje mund të konceptohet dhe si një ekskursion 90 minuta me familjen. Shtegu nis në hyrje të fshatit Tagan dhe nga çdo pikëvështrim duket qartë kalaja e Petrelës. Mos e lini pa e provuar!