
Promovojmë qytetin me pika të reja atraktive!
Pasurojmë aplikacionin Tirana Ime Outdoor me pika të reja atraktive, historike dhe kulturore, si një mundësi më shumë për promovimin e qytetit në nxitjen dhe zhvillimin e turizmit brenda e jashtë tij! Në këtë kuadër, APR sëbashku me Drejtorinë e Turizmit dhe Kulturës pranë Bashkisë së Tiranës po hedhin hapat e parë të bashkëpunimit institucional. Nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime Outdoor, që APR ka lançuar katër vite më parë, po diskutohet mundësia e shtimit të pikave atraktive, mes të cilave dhe rrugët/shtigjet historike e kulturore në rrethina, që ta njohim më mirë, ta vlerësojmë e ta duam më shumë Tiranën, qytetin tonë, kryeqytetin e vendit!