E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Report TV – Erion Veliaj: Farka, parku i dytë i Tiranës, do mbjellim 2 mln pemë

Report TV – Erion Veliaj: Farka, parku i dytë i Tiranës, do mbjellim 2 mln pemë

Bashkia e Tiranës do të nisë pyllëzimin e Parkut të Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në mushkërinë e dytë të kryeqytetit, duke e bërë më të aksesueshëm për qytetarët dhe një mjedis çlodhës e argëtues për fëmijët.

“Parku i Farkës do të jetë parku i dytë i Tiranës, i ngjashëm me atë të Liqenit, meqë nëse ky i fundit nuk mjafton për një qytet me një milionë banorë”, deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë mbjelljes së fidanëve të rinj në Parkun e Liqenit Artificial.

Këtë fundjavë, Liqenit Artificial iu shtuan një numër fidanësh të rinj, punë e cila po ndiqet rregullisht nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. I shoqëruar edhe nga drejtori i APR-së, Blendi Gonxhe, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës po vijon punën për ndërtimin e pesë parqeve të tjera, të cilat do t’i ofrojnë qytetarëve më shumë mundësi çlodhjeje.