E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Rezervo Pavijonin “Syri i Qiellit”

[masterslider id=”6″]

 

Pavijoni “Syri i Qiellit”, një vend refleksioni, soditjeje dhe meditimi. I konceptuar si një zgjidhje e mesme midis memorialit dhe pavilionit ky objekt është një nga pikat kyçe dhe vendshënjuese të parkut të Liqenit Artificial. Objekti, krahas memorialit në përkujtim të tragjedisë së 1989, ku humbën jetën 23 persona, pjesa më e madhe e të cilëve studentë të Universitet Bujqësor të Tiranës, mjekë dhe pilotë, është kthyer në një miniqendër sociale për letrarët e rinj të Tiranës si dhe për frekuentuesit e parkut. Pavijoni nuk ndërhyn fortë në harmoninë e natyrës, por përshtatet me parkun dhe kthehet në pjesë të tij. Hapësirat rrjedhin natyrshëm nga jashtë në brendësi të objektit si dhe anasjelltas duke shfrytëzuar edhe territorin përreth për aktivitete të ndryshme social kulturore në funksion të poezisë.