Projekti i rikualifikimit të “Molit të Vakave” pranë digës së Liqenit Artificial Tiranë u hartua si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale. Pjesë e projektit, të financuar nga American Bank of Investments, është flota lundruese me mjete të pastra prej 10 varkash, nga të cilat 3 me vela dhe 14 kanoe. Përurimi i molit, më 14 Shkurt 2019 rikthehu pas shumë vitesh shëtitjet me varka në liqen duke e shndërruar atë në destinacionin më të parapëlqyer për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.
Nga 14 Shkurti 2019 Parkut të Liqenit i shtohet një tjetër atraksion, “Moli i Varkave”, dhuratë nga Banka Amerikane e Investimeve. Me një flotë prej 10 varkash nga të cilat tre me vela dhe 14 kanoe, rikthyejmë pas shumë vitesh shëtitjet me varka në liqen. Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.