


“Orët e Gjelbra në Park” dhe “Klasat edukative” në Zoo Park Tirana janë dy nismat e ndërmara nga Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, me qëllim edukimin dhe sensibilizimin e fëmijëve dhe të rinjve.
APR – Bashkia Tiranë ka kënaqësinë të mirëpresë çdo javë klasa të ndryshme për orë mësimore mbi natyrën, ambientin, ekosistemet dhe florën e faunën në parqet e Tiranës. E ardhmja ndërtohet më e mirë nga edukimi i sotëm! Tashmë Parku i Madh i Liqenit, fidanishtja e Apr dhe Kopshti Zoologjik janë kthyer në ambjente ku fëmijë të shkollave fillore, por edhe të rinjve u mësohet jo vetëm si të mbajnë pastër mjedisin, por mbi të gjitha të njohin florën dhe faunën dhe çdo problem që në mënyrë direkte ose indirekte shkakton sjellja ose dora e njeriut.
Edukimi mjedisor dhe mbi të gjitha dashuria për natyrën, nuk duhet të limitohet thjesht me aksionet e herë pas hershme të pastrimit, por me përkushtim të përditshëm për të rritur qytetarë të përgjegjshëm e gjithmonë e më të informuar.
*Plotësoni formularin dhe personi përgjegjës për orët mësimore do t’ju kontaktojë.
Plotëso formularin për të rezervuar një orë mësimi