REZERVO FUSHAT SPORTIVE NË PMLAT
Në zbatim të VKB-së nr. 35, datë 28.03.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar, më poshtë tarifat për përdorimin e fushave multisportive në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës dhe fushën e futbollit në Laprakë.
Fushë volejbolli: Biletë për individ ose grup prej 12 personash – 1400 lekë/kohëzgjatja 60 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 2000 lekë/kohëzgjatja 60 min. Studentët 50% të vlerës.
Fushë basketbolli: Biletë për individ ose grup prej 10 personash – 1300 lekë/kohëzgjatja 60 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 2000 lekë/kohëzgjatja 60 min. Studentët 50% të vlerës.
Fushë futbolli: Biletë për individ ose grup prej 14 personash – 2000 lekë/kohëzgjatja 90 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 2500 lekë/kohëzgjatja 90 min. Studentët 50% të vlerës.
Fushë tenisi: Biletë për përdorimin e fushës së tenisit 1,000 lekë/kohëzgjatja 60 min. Për Studentët 50% të vlerës.
Fusha e Laprakës: Biletë për individ ose grup prej 22 personash – 5000 lekë/kohëzgjatja 90 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 6000 lekë/kohëzgjatja 90 min. Studentët 50% të vlerës.
