
“Rizbulojmë Parkun” së bashku me nxënësit e shkollës New York Basic Education!
“Rizbulojmë Parkun” me të rinj që e duan natyrën, artin, kulturën, trashëgiminë! Së bashku me nxënësit e shkollës New York Basic Education, ecje në një nga veprat më të bukura të arkitekturës landscape, për t’u njohur me historikun dhe arkitekturën e godinës, me peisazhet dhe veprat e artit që gjenden në Parkun e Pallatit të Brigadave, një monument i trashëgimisë kulturore me interes të veçantë për studiuesit, historianët, arkitektët dhe vizitorët e shumtë ndër vite!