Rugby – Sporti Bashkon!
Më 8 Prill, pranë Fushave Multisportive në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, “Tirana Lions Rugby” zhvilloi një aktivitet të veçantë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Aktiviteti nisi me një prezantim të sportit të rugby-t (Touch Rugby), ku pjesëmarrësit u njohën me historinë, rregullat bazë dhe vlerat që ky sport përçon – respektin, bashkëpunimin dhe disiplinën.
Sporti bashkon!
