E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram
Image Alt

Shkolla e Biçikletave

  /  Shkolla e Biçikletave

Më 1 Qershor 2024, hapi dyert për fëmijët Shkolla e Biçikletave – një hapësirë moderne dedikuar edukimit dhe promovimit të biçikletës si mjet alternativ transporti për fëmijët dhe të rinjtë. Ky projekt inovativ i  Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkisë Tiranë, mbështetur dhe suportuar nga GIZ Albania, në zemër të tij ka fëmijët e Tiranës, edukimin e tyre që në moshë të hershme si të lëvizin në mënyrë të sigurt, duke u bërë ambasadorë të një qyteti më të pastër, më të shëndetshëm dhe më aktiv.

🏫 Çfarë përfshin shkolla?

  • Sipërfaqe totale: 9,977 m²
  • Godina kryesore: 440 m² për mësimdhënie dhe aktivitete
  • Pistë biçikletash: 750 metra e ndarë sipas niveleve të trajnimit
  • Garazh për biçikleta dhe zona për lojëra e relaksim
  • Një tavolinë loje Teqball

Me mbështetjen e GIZ Albania, shkolla është e pajisur me biçikleta, helmeta dhe jelekë sigurie për fëmijët. Trajnuesit e përgatitur garantojnë mësim cilësor dhe argëtues.

📘 Programi Edukativ

Shkolla ofron mësime falas mbi sigurinë rrugore për nxënësit e klasave 1–5 të shkollave publike në Tiranë nga e hëna në të premte në oraret 08:00 – 20:00. Pista e biçikletave është gjithashtu e hapur për publikun çdo pasdite, duke e kthyer këtë hapësirë në një destinacion të sigurt dhe argëtues për komunitetin.

*Nga Shtatori 2025 pranë Shkollës së Biçikletave mund të gjeni dhe tabelën e Teqball, donacion i Ambasadës Hungareze në Tiranë dhe Federatës së Teqbollit.

Teqbolli është një sport i ri inovativ që kombinon futbollin dhe tenisin e tavolinës, promovon lojën e ndershme dhe një stil jetese të shëndetshëm.


❓ Pyetje të Shpeshta (FAQ)

1. Kush mund të ndjekë programet e Shkollës së Biçikletave?

📚 Programet janë të hapura për fëmijët e moshave 9-12 vjeç. Pasdite, pista e biçikletave është e hapur për publikun e gjerë.

2. A duhet të paguaj për pjesëmarrjen?

💸 Jo, mësimet mbi sigurinë rrugore ofrohen falas.

3. Çfarë pajisjesh ofrohen nga shkolla?

🚴‍♀️ Shkolla ofron biçikleta, helmeta dhe jelekë sigurie për fëmijët, të mundësuar nga GIZ Albania.

4. A ka staf të trajnuar që kujdeset për fëmijët?

👩‍🏫 Po, shkolla ka staf të përgatitur profesionalisht për zhvillimin e programeve mësimore dhe sigurinë e fëmijëve.

5. A mund të përdoret pista jashtë orarit mësimor?

🕒 Po, pista është e hapur për publikun çdo pasdite dhe mund të përdoret nga fëmijë e të rritur për ushtrime dhe argëtim.

Rezervo Orën në Shkollën e Biçikletave

    Emër Mbiemër*

    Numri i Telefonit*

    Email*

    Dita*

    Ora*

    Zgjidhni moshën*

    Teksti

    Adresa: Rruga Dervish Hima, pranë Stadiumit “Air Albania”, Tiranë