E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Shqiptarja.com – Nata finale e festivalit Etno Folk bashkon gjithë trevat shqiptare

Shqiptarja.com – Nata finale e festivalit Etno Folk bashkon gjithë trevat shqiptare

Nata finale e festivalit Etno Folk  që u mbajt katër ditë rresht në Tiranë e organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit solli një varg interpretimesh origjinale të këngëve e valleve popullore. Janë ngjitur në skenë grupe artistike të ardhura nga Berati, Kuçova, Mirdita, Mati, Kosova e grupi polifonik i Himarës.

Grupi i Mirditës i drejtuar nga Gjergj Marku ka sjell përveç këngëve të njohura edhe valle të rralla të trevës së Mirditës, të interpretuara me elegancë dhe mjeshtëri nga të rinjtë.

Për sjelljen në skenë të këtyre valleve pothuajse të harruara Gjergj Marku rrëfen më tepër.

Kënga popullore në Mirditë falë autorit të njohur të teksteve të këngëve  Gjok Beci ka fituar cilësinë edhe për interpretime me tekste bashkëkohore, ku nuk munguan edhe këngët satirike.

Ndërsa një këngë patriotike dhe historike për Kosovën u këndua nga një nga zërat më të bukur të trevës Mrika Trumshi.

Të gjitha grupet e tjera që performuan në natën finale morën nga një certifikatë nderimi, ndërsa emocionet e publikut nuk munguan edhe gjatë interpretimeve të grupit folklorik Çamëria të Vlorës, valleve të Beratit apo dasmës me elementë antikë së interpretuar nga grupi folklorik i Kosovës.

Për artikullin e plotë vizitoni: Shqiptarja.com